Publikuar më 02 Април, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Në
takim me gazetarë në ‘Shtëpinë e futbollit’, Bllagoja Milevski edhe zyrtarisht u
promovua si seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë. Pas një viti
Milevski sërisht kthehet të dretojë shpresat e vendit, pasi herën e parë nën
drejtimin e tij arritëm sukses historik me kualifikimin në Kampionatin Evropian
për të rinjë në Poloni 2017. Marrëveshja e Milevskit për të drejtuar Maqedoninë
U21 është firmosur për dy vitet e ardhshme.
“Për mua është nder dhe kënaqësi që FFM shprehi dëhsirë për të bashkëpunuar sërish. Shpresoj të kemi bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Jemi para një sfide të re. Kemi grup të vështirë ku Spanja është favorite, mirëpo grup ku me rivalët tjerë mund të luajmë hapur. Para se gjithash profesionalizmi do të jetë pika kryesore në punën tonë, ata që do të përputhen me këto metoda do të jenë pjesë e ekipit. Kishim kamp selektues në Antalia, kemi luajtur tre ndehsje dhe të gjithë lojtarët morrën shans të barabartë për të luajtur. Jam i kënaqur me atë që pashë, pa marrë parasysh rezultatet, jam i kënaqur si kemi luajtur”, tha Milevski, duke vijuar.
“Qëllimi është kualifikim në Kampionatin Evropian. Kjo nuk don të thotë që futbollistëve do t’u imponojmë presionin se patjetër duhet të kualifikohemi. Ne nuk jemi Spanja, Brazili apo Gjermania. Patjetër të bëjmë më të mirën nëse na jepet shansi. Kompleksin e vlerës së ulët e kemi lënë pas neve dhe kjo duket edhe nëse shikojmë përfaqësuesen A në të cilën luajnë standard gjashtë lojtarë dhe plus tre tjerë nga gjenerata që morri pjesë në Euro 2017”, shtoi Milevski.
“Më vjen keq që disa të huaj marrin më shumë mundësi për të luajtur se sa lojtarët nga vendi, ndërsa nuk janë aspak më cilësorë se lojtarët tanë të rinjë. Nuk i vlerësojmë sa duhet potencialet tona. Mendoj të propozoj që FFM të modifikojë rregullin për paraqitjen e lojtarëve të rinjë. Ai lojtar patjetër të luajë minimum 45 minuta dhe jo si ndodh shpesh të bëhet finte me zëvendësimin e portierit”, potencoi seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.