Bllagoja Milevski zhvillon mbledhjen e parë si seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë

Publikuar më 19 Август, 2021 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdon të punojë me qëllim për të përmirësuar situatën me futbollin në vendin tonë.

Udhëheqësi i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski së bashku me drejtorin teknik të federatës, Zoran Stratev si dhe kreun e të gjitha përfaqësueseseve, Nikolla Zerdeskin zhvilluan takim pune në hapësirat e “Shtëpisë së Futbollit”. Në takim janë folur disa tema aktuale, me qëllim që të ketë rezultate të suksesshme tek të gjitha përfaqësueset tona. Theksi u vendos mbi kordinimin e të gjitha përfaqësueseve, me të gjitha ekipet përfaqësuese që të fillojnë të luajnë me formacion të njejtë në mënyrë që tua lehtësojnë futbollistëve që do të vijojnë në ekipin A të Maqedonisë. Pritshmëritë janë optimiste dhe gjithë kjo është paralajmrim për suksese të reja të ekipeve tona përfaqësuese.



“U zhvillua një takim pune ndërmjet seleksionuesve të ekipeve përfaqësuese të inicuar nga seleksionuesi, Bllagoja Milevski. Diskutimi kryesor ishte në përcaktimin e kritereve për qëllim të krijimit të profilit të futbollistëve që do ti plotësojnë nevojat e përfaqësueses. Vet seleksionuesi sugjeroi se është e nevojshme që të gjitha përfaqësueset të luajnë me të njejtin formacion për arritje dhe suksese të reja”, tha drejtori teknik i FFM-së, Zoran Stratev.

“Biseduam për parimet e përzgjedhjes, sistemin e lojës në të cilën do të trajnohen futbollistët, si dhe profili i reprezentuesve, konkretisht karakteristikat individuale të cilat duhet ti posedojnë për të qenë në përfaqësuese, pavarësisht për cilën grupmoshë kanë të drejtë të luajnë”, deklaroi udhëheqësi i ri i përfaqësueses tonë më të mirë, Bllagoja Milevski. 




   
   
Reprezentacioni A