Publikuar më 05 Јуни, 2017 në Lajme
Elif Elmas (Rabotniçki), Davor Zdravkovski (Makedonija
Gj.P.), Tihomir Kostadinov (Zllate Moravce-Sllovaki), Jovan Popzllatanov
(Pelister), Petar Petkovski (Vardar), Filip Iliq (Gandzasar-Armeni) dhe Aleksa
Amanoviq (Javor-Serbi) janë futbollistët të cilët hyjnë në listën e Bllagoja
Milevskit për Kampionatin Evropian për U 21 në Poloni. 17-të futbollistëve të
sigurtë për në KE, seleksionuesi Milevski u shtoi edhe 7-të emra nga gjenerata
e lojtarëve të lindur në vitet 1996/97.
“Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë qenë edhe paraprakisht me ne dhe apsolutisht kanë merituar ftesën për KE në Poloni. Davor Zdravkovski është profil lojtari për të cilin kemi nevojë edhe pse bashkë me Elmasin janë më të rinjtë”, u shpreh Bllagoja Milevski në brifingun e realizuar me gazetarë.
Ndeshjen e parë historike në Kampionatin Evropian për të rinjë Maqedonia U 21 do ta zhvillojë më 17-të qershor kundër Spanjës.