Bllagoja Milevski: Të gjithë janë meritor për suksesin, ju falemenderoj nga zemra

Publikuar më 18 Ноември, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet


“Të dashur futbollistë, anëtarë të stafit teknik, të nderuar drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë,

Ndjej nevojë të përcjell falemenderim deri te të gjithë ju që ishit pjesë e eliminatoreve të Kampionatit Europian të vititi 2021.  

Gjithë ju keni merita për suksesin që kemi bërë. Ju falemenderoj nga zemra.

Te unë ekziston edhe revolt dhe shije e hidhur për mënyrën se si nuk na lejuan të luftojmë dhe të jemi bashkë deri në fund, mirëpo fitorja jonë e përbashkët është se jeni të rëndësishëm dhe të guximshëm, si dhe cilësorë në nivelin e më të mirëve në Europë. Këto janë virtyte që ju kam potencuar dhe ju i posedoni këto.

Nga takimi ynë i parë në Antalia e deri në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi jeni pjekur si personalitete dhe futbollistë, ndërsa bazuar në atë që keni treguar në terren, keni arritur në nivelin që kam dëshiruar. Dhe nuk ndalemi këtu. Kemi kohë dhe hapsirë për përmirësim.

Kam mësuar shumë dhe akoma po mësoj nga ju. Kisha kënaqësinë të punoj me personalitete dhe futbollistë si ju. Jini dhe qëndroni njerëz kështu si jeni. Mundohuni të përparoni si futbollistë.

Gjithashtu do të doja të falënderoj publikisht drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidentin Sejdini, Këshillin Drejtues dhe shërbimet e federatës. Kjo përfaqësuese kishte gjitha kushtet e nevojshme për punë dhe këto janë shumë gjëra të rëndësishme për arritjen e rezultateve në nivel të më të mirëve në Europë. Posaçërisht dua të shpreh falemenderim për tre fluturimet charter të cilat na u siguruan dhe dhatë kontribut për të fituar 7 nga 9 pikët e mundshme deri në fund të kualifikimeve.

Shpresoj që në të ardhmen vetëm të përmirësojmë bashkëpunimin tonë.

Ju dëshiroj shëndet të mirë gjithë juve”, thotë në prononcimin e tij seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A