Bllagoja Milevski: Strategjinë dhe qasjen nuk e ndryshojmë

Publikuar më 31 Мај, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë të mërkurën në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në orën 17:30 do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Bjellorusinë. Seleksionuesi i ekipit të shpresave, Bllagoja Milevski me shumë ndryshime në ekip dhe me 8-të debutues do të krijojë ekip për ciklin e ardhshëm kualifikues.  

“Matës i vetëm i vlerave të futbollistit është tereni. Nuk është e rëndësishme a luajnë në klube të mëdha dhe kush janë, por me rëndësi është potenciali që posedojnë. Strategjinë dhe qasjen nuk e ndryshojmë, të paktën deri sa unë do të jem seleksionues. Ajo sjell rezultate. Nuk do të kemi ndryshime në vendosje as kundër Bjellorusisë. Kemi rival të fortë që në grupin kualifikues është në vend të tretë pas Holandës dhe Sllovakisë, ndërsa në ndeshjen e fundit mundën Sllovakinë 1:0. Kjo flet mjaftueshëm për cilësinë e tyre, përfaqësuese që imponon futboll agresiv. Ky do jetë test i mirë për të parë me çfarë potenciali posedojmë për kualifikimet e ardhshme”, deklaroi Bobi Milevski.

Për shkak të lëndimit në ndeshjen me Bjellorusinë nuk do të luajë Daniel Avramovski. Viktor Angellovski që ankohej në lëndim pas ndeshjes me Ukrainën do të konkurojë për vend në takimin me Bjellorusinë.



   
   
Reprezentacioni A