Bllagoja Milevski seleksionues i ri i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë

Publikuar më 18 Септември, 2014 Deri më 21 vjet

Federata e futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht ka emëruar Bllagoja Milevskin për seleksionues të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë.

Ish-trajneri i trofeshëm i Vardarit sot është promovuar si udhëheqës i ri i përfaqësueses së shpresace të Maqedonisë.

“Falemenderim deri të Federata e futbollit për besimin e dhënë. Do të kryej funksionin tim në mënyrën më profesionale dhe shpresoj që së bashku do të mundohemi të kemi sukses në kualifikime. Kjo përfaqësuese ka potencial dhe kualitet, kemi kohë të mjaftueshme deri në ciklin e ardhshëm kualifikues për të formuar skeletin e ekipit përfaqësues nga e cila të gjithë ne kërkojmë rezultate më të mira. Detyra jonë kryesore do të jetë të bëjmë atmosferë pozitive, të kuptojmë përfaqësuesja duhet të jetë qëllimi kryesor i të gjithëve. Pritjet e Federatës dhe opinionit gjithmonë janë të njëjta, tani jemi në process të krijimit të ekipit të ri, mirëpo shpresoj se do të jemi shumë më të suksesshëm në kualifikimet e ardhshme”, deklaroi Milevski.

Ndesjen e parë në pankinën e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski do ta ketë më 13 tetor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup në ndeshjen miqësore me Romaninë.

“Nuk kemi shumë për të selektuar futbollistë të rinj dhe kemi vendosur të luajmë thuajse me formacionin e njëjtë nga fundi i kualifikimeve për KE në  Çeki. Në stafin tonë teknik do të ketë njerëz të cilët do të kenë detyrë të selektojnë futbollistët që luajnë në liga të ndryshme në Evropë, ndërsa kanë të drejtë të luajnë për Maqedoninë. Unë do të isha më i lumtur kur bazën e përfaqësueses do ta formonin lojtarë nga liga jonë, mirëpo në këtë moment gjërat janë ndryshe. Shpresoj në bashkëpunim të mirë me klubet, pasi të rinjtë meritojnë besim. Ekipi kombëtar patjetër të jetë interes i të gjithëve, duhet kohë, mirëpo të gjithë ne jemi në funksion për të përmirësuar nivelin në të cilin gjendemi sot”, shtoi Milevski.

Seleksionuesi i ri tha se në konsultim me udhëheqësin e përfaqësueses A të Maqedonisë do të vendos se cilët futbollistë mund të luajnë në ekipin e shpresave, ndërsa gjenden edhe në planet e trajnerit të formacionit A.

“Nuk do të heqim dorë nga futbollistë që kanë kualitet dhe potencial për punë të mëdha. Do të thiret edhe David Babunski, do të bisedojmë të gjithë, do ta prezantojmë programën tonë dhe shpresoj së bashku të vijmë deri te përfundimi i vetëm dhe logjik dhe ai është që përfaqësuesja dhe fanella e ekipit kombëtar patjetër të jetë mbi të gjithë intereset tjera”, përfundoi Milevski.



   
   
Reprezentacioni A