Bllagoja Milevski: Së bashku të besojmë në sukses

Publikuar më 16 Март, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë më 24 mars në Palermo do të përballet me Italinë në ndeshjen e parë të balotazhit për t'u kualifikuar në Botërorin e Katarit 2022.


Seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Bllagoja Milevski, sot ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për duelet e play-off-it dhe ka dhënë mendimin e tij për lojtarët e ftuar për sfidën që na pret.


Blagoja Milevski, seleksionues i përfaqësues së Maqedonisë:


- Sa i përket opsioneve të sulmit, Adis Jahoviq është thirrur, por ardhja e tij është e pasigurt. Jahoviq po përballet me vështirësi, ka dhimbje në tendin dhe së shpejti do të mësojmë nëse do të mund t'i bashkohet ekipit. Nestorovski nuk është thirrur për shkak se ka luajtur vetëm 13 minuta në Kupën e Italisë këtë sezon, por nuk do të thotë se nuk do të llogarisim për aktivitetet e ardhshme nëse hyn në ritëm garues.


- Kjo është një ndeshje me Italinë ku gjithçka është e hapur. Lojtarët tanë duhet ta shijojnë këtë ndeshje te balotazhit, për të treguar se nuk jemi rastësisht në këtë vend dhe në 20 skuadrat më të mira të Europës. Jam i kënaqur me formën në të cilën janë reprezentuesit tanë. Përsa i përket Italisë, është një përfaqësuese që është në top pesëshen për nga cilësia, kampione në fuqi e Europës. Megjithatë, çdo përfaqësuese ka pikat e saj të forta dhe të dobëta, kështu që e njejtë është me kundërshtarin tonë të ardhshëm, e jona është që të mund ti shfrytëzojmë dobësitë e tyre. 


- Kjo skuadër e Maqedonisë nuk di të luajë në mbrojtje. Këtë e treguam në shtatë ndeshjet e eliminatoreve dhe do të bëjmë çmos që ta konfirmojmë edhe në duelin me Italinë. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Nuk ka ndeshje të lehtë në këtë nivel.


– Sinqerisht, nuk shoh lidhje me dy ndeshjet e mëparshme që kemi pasur kundër Italisë. Ka kaluar shumë kohë nga ndeshja e fundit me Italinë, dy skuadrat kanë një trajner tjetër, një filozofi tjetër. Tani po luajmë një ndeshje, e cila është e një lloji dhe rëndësie krejt tjetër, krahasuar me dy ndeshjet kualifikuese të luajtura në Shkup dhe Torino.


Grumbullimi i përfaqësueses A të Maqedonisë është përcaktuar për me 20 mars në orën 19:00 në hotelin “Hilton” në Shkup.


Stërvitjen e parë reprezentuesit do ta kenë të hënën nga ora 19:00 në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A