Bllagoja Milevski: Qëllimi ynë është sërish të fitojmë

Publikuar më 23 Август, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën për ndeshjen eliminatore të kualifikimeve për KE në Itali kundër Armenisë në terren mysafir. Milevski thotë se futbollistët e gjetur në listë kanë merrituar ftesën dhe principet për punë në këtë përfaqësuese mbesin të njejta.

“Në princip nuk jam person që don të ndryshojë. Këta futbollistë u ftuan në ndeshjen kontrolluese me Malin e Zi, ndërsa edhe me paraqitjet në klubet e tyre kanë merituar ftesën. Kriteriumet dhe principet mbesin të njëjta, gjithë që janë standard në klubet e tyre do të kenë shans për tu dëshmuar. Sërish do të synojmë të përmirësojmë rejtingun dhe të mundohemi të jemi konkurent në kualifikime. Kemi grup shumë të vështirë, me kundërshtar të shkëlqyeshëm dhe kualitativ. Qëllimi dhe detyrimi ynë do të jetë të japim gjithmonë maksimumin, të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të fituar”, shprehet Milevski.  

Udhëheqësi i përfaqësueses U 21 ballafaqohet me problem shkaku i lëndimeve të Petar Pekovskit, Jeftovski është pa klub, ndërsa Babunski dhe N’Sombo nuk kanë minuta në klubet e tyre.

“Petar Petkovski është në dyshim për shkak të lëndimit të gjurit, Stefan Jeftovski nuk ka klub, ndërsa N’Songo Kalvin dhe Dorjan Babunski nuk luajnë rregullisht. Shpresoj të gjenden në klubet e tyre dhe të kthehen për ndeshjet në tetor”, shtoi Milevski.

Trajneri i shpresave pret ndeshje të vështirë, posaçarisht pasi Armenia luajti shkëlqyeshëm në dy duelet e fundit.

“Armenia është përfaqësuese e përbërë nga futbollistë prej dy klubeve më të mira armenë, Banants dhe Pjunik. Fituan 3:0 Gjibraltarin dhe në ndeshjen miqësore me Moldavinë. Njihen mirë dhe funksionojnë shkëlqyeshëm. Insistojnë në futboll të shpejtë, dinamik, agresiv dhe me teknikë të përgatitur shumë mirë. Na pret ndeshje e vështirë”, përfundoi Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A