Publikuar më 01 Јуни, 2023 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë,Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Ukrainës (16 qershor, ora 20:45, Arena “Todor Proeski”) dhe Anglisë ( 19 qershor, ora 20:45 në Old Trafford, Manchester).
Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë, debutues është futbollisti i Sonderjyskes daneze, Sefer Emini. Në listën e seleksionuesit Milevski janë 29 futbollistët e mëposhtëm:
PORTIERËT:
Stole DIMITRIEVSKI - Rayo Vallecano, Spanjë
Damjan SHISHKOVSKI - Doksa, Qipro
Deni ILIEV - HJK Helsinki, Finlandë
Igor ALEKSOVSKI - Rabotniçki
MBROJTJA:
Visar MUSLIU - Inglostadt, Gjermani
Gjoko ZAJKOV - Universiteti i Krajovës, Rumani
Darko VELLKOVSKI - Al Etifaq, Arabia Saudite
Stefan RISTOVSKI - Dinamo Zagreb, Kroaci
Ezgjan ALIOSKI - Fenerbahçe, Turqi
Egzon BEJTULLAI - Shkëndija
Nikolla SERAFIMOV - Fehervar, Hungari
Vlladica BRDAREVSKI - Shkupi
Bojan DIMOSKI - Akademia Pandev
Jovan MANEV - Adana Demirspor, Turqi
MESFUSHA:
Enis BARDHI - Trabzonspor, Turqi
Elif ELMAS - Napoli, Itali
Arian ADEMI - Pekin Guan, Kinë
Jani ATANASOV - Krakov, Poloni
Agon ELEZI - Varaždin, Kroaci
David BABUNSKI - Mezokoveszd, Hungari
Davor ZDRAVKOVSKI - AEL Limassol, Qipro
Sefer EMINI - Sonderjyske, Danimarkë
SULMI:
Aleksandar TRAJKOVSKI - Al-Fayha, Arabia Saudite
Milan RISTOVSKI - Spartak Trnava, Sllovaki
Dorian BABUNSKI - Debrecen, Hungari
Valon ETHEMI - Istanbulspor, Turqi
Ilija NESTOROVSKI - Udinese, Itali
Ljupçe DORIEV - Shkëndija
Stefan ASHKOVSKI- Lamia, Greqi
Grumbullimi zyrtar i reprezentuesve për ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë është caktuar më 10 qershor në hotelin Hilton në Shkup.