Bllagoja Milevski publikon listën për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve

Publikuar më 23 Мај, 2022 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski shpalli listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Bullgarisë (2 qershor), Gjibraltarit (5 qershor), Gjeorgjisë (9 qershor) dhe Gjibraltarit (12 qershor) nga grupi 4 në Ligën C të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dy ndeshjet e para i luajmë në fushën e mysafirëve në Bullgari dhe Gjibraltar. Ndeshjet në shtëpi kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit janë të planifikuara në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Në listën e seleksionuesit Milevski janë 28 futbollistë:

PORTIERË: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doxa, Qipro), Kristijan NAUMOVSKI (Shkupi), Deni ILIEV (Trencin, SLLOVAKI);

MBROJTËS: Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Rijeka, Kroaci), Visar MUSLIU (Ingloshtat, Gjermani), Kire RISTEVSKI (AEL Limassol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, ARABI SAUDITE), Stefan ASKOVSKI (Sepsi, Rumani), Nikola SERAFIMOV (Zalaegerszeg, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Slavia Sofje, Bullgari), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);

MESFUSHORË: Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Levante, Spanjë), Stefan SPIROVSKI (MTK, Hungari), Enis FAZLAGIC (Ëisla Krakov, Poloni), Tomce GROZDAVANOVSKI (Zllate Moravce, Sllovaki), Boban NIKOLLOV (Sheriff Tiraspol, Moldavi ), David BABUNSKI (Debrecen, Hungari);

SULMUES: Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (MTK, Hungari), Darko ÇURLINOV (Schalke 04, Gjermani), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Fejha, ​​Arabia Saudite), Valon ETHEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecen, Hungari);

Blagoja MILEVSKI – seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Tashmë e kemi bazën e skuadrës me lojtarët që kanë luajtur në eliminatoret e Botërorit, por synimi ynë është që tre lojtarët e rinj në ekip, Dimoski, Grozdanovski dhe Fazllagiq, të sjellin pak rifreskim në përfaqësuese.

Të gjithë do të kenë mundësi të konfirmojnë potencialin dhe cilësinë e tyre dhe përmes përgatitjeve dhe ndeshjeve, lojtarët më të rinj duhet të tregojnë se mund të jenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses në ndeshjet tona nga eliminatoret për Kampionatin Europian, shorti i të cilit është caktuar për tetor.

Shpresoj për shumë gjëra pozitive në periudhën në vijim, edhe pse orari na imponon katër ndeshje dhe lojtarët kanë përfunduar me aktivitetet e klubeve. Disa prej tyre, si pasojë e sezonit të vështirë dhe numrit të ndeshjeve të luajtura, nuk do të kombinohen për ndeshjet e ardhshme dhe do të shohim se si është situata me disa nga lojtarët që kanë lëndime dhe a do të munden të luajnë.




   
   
Reprezentacioni A