Bllagoja Milevski publikon listën për ndeshjen kontrolluese me Arabinë Saudite

Publikuar më 10 Октомври, 2022 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar nga kampionati vendor, të plotësuar me tre lojtarë ndërkombëtarë, për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite më 22 tetor në Abu Dhabi.

Në listën e Milevskit janë këta futbollistë:

Portierë: Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Kostadin ZAHOV (Shkendija), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);

Mbrojtjës: Darko VELLKOVSKI (Al Etifag, Arabia Saudite), Egzon BEJTULLAI (Shkendija), Mario MLADENOVSKI (Shkupi), Kristijan TOSHEVSKI (Tiranë, Shqipëri), Bojan ILIEVSKI (Makedonija GJP), Zija MERXHANI (Struga Trim Lum), Vlladica Brdarovski (Shkupi);

Mesfushorë: Ivan NIKOLLOV (Bregallnicë), Ali ADEM (Shkupi), Ferhan HASANI (Shkendija), Bunjamin SHABANI (Struga Trim Lum), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);

Sulmues: Besart IBRAIMI (Struga Trim Lum), Vllatko STOJANOVSKI (Shkendija), Ljupço DORIEV (Shkendija), Kristian TRAPANOVSKI (Shkupi), Metodija MAKSIMOV (Rabotniçki), Martin STOJANOV (Bullgari);

Bllagoja Milevski – seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë:

– "Na pret një lojë e fortë kontrollues ndaj Arabisë Saudite, përfaqësuese që është në fazën finale të përgatitjeve për Botërorin. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për lojtarët e thirrur që të përballen me një kundërshtar cilësor në fushë dhe për ne si staf profesional të shohim realisht potencialin dhe cilësinë e lojtarëve që mendojmë se janë në formën më të mirë për momentin në kampionatin tonë.

Synimi ynë ishte të ftonim edhe Martin Mircevski (TSC, Serbi), Marko Simonovski (Drita, Kosovë), Sefer Emini (Sonderjyske, Danimarkë), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki) dhe portierin Bekim Rexhepi (Partizan, Shqipëri), por këta nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre sepse ndeshja do të luhet jashtë orarit të FIFA-s dhe disa janë duke u rikuperuar nga lëndimi. Me ne do të jetë Darko Vellkovski, të cilit i nevojiten ndeshje për të qenë në formën e duhur konkurruese dhe shanse do të kenë edhe Martin Stojanov dhe Kristian Toshevski. Shpresojmë që të gjithë futbollistët e ftuar të luajnë sa më seriozisht dhe të lënë përshtypje pozitive”.

Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese ndaj Arabisë Saudite do të nisin më 17 tetor. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” do të mbahen dy seanca stërvitore para nisjes për në Abu Dhabi më 18 tetor.




   
   
Reprezentacioni A