Bllagoja Milevski publikon listën për dy ndeshjet kontrolluese ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi

Publikuar më 14 Март, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22 mars, ora 15:30) dhe kundër Malit të Zi në Antalia të Turqisë (25 mars, ora 18:00). 

Në listën e seleksionueit Bllagoja Milevski për këto dy ndeshjet janë këta 28 lojtarë:

PORTIERËT:

Stole DIMITRIEVSKI - Rayo Vallecano, Spanjë, Damjan SHISHKOVSKI - Ararat, Armenia, Igor ALEKSOVSKI - Rabotniçki, Dejan ILIEV - Sarajevë, BiH

MBROJTJA:

Visar MUSLIU - Paderborn, Gjermani, Todor TODOROVSKI - Politeknik Iasi, Rumani, Nikola SERAFIMOV - Fehervar, Hungari, Jovan MANEV - Adana Demirspor, Turqi, Ezgjan ALIOSKI - Al Ahli, Arabia Saudite, Bojan DIMOVSKI - Akron,Rusia, Ahmed ILJAZOVSKI - Hvidovre, Danimarkë, Stefan ASHKOVSKI - Alashkert, Armeni, Gjoko ZAJKOV- Craiova, Rumani, Darko VELKOVSKI - Dinamo Bukuresht, Rumani;

MESFUSHA:

Enis BARDHI - Trabzonspor, Turqi, Jani ATANASOV - Krakov, Poloni, Agon ELEZI - Bochum, Gjermani, David BABUNSKI - Mezekeveszd, Hungari, Tihomir KOSTADINOV - Piast Gliwice, Poloni, Davor ZDRAVKOVSKI - Mederwell, Skoci, Elif ELMAS - Leipzig, Gjermani. 

SULMI:

Bojan MIOVSKI - Aberdeen, Skoci, Milan RISTOVSKI - Bohemians 1905, Republika Çeke, Darko ÇURLINOV - Schalke 04, Gjermani, Aleksandar TRAJKOVSKI - Hajduk, Kroaci, Dimitar MITROVSKI - Varaždin, Erdon DACI - Beveren, Belgjikë, Lirim QAMILI - Hvidovre, Danimarkë. 

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Mezi presim takimin e ri pas një pauze të gjatë që nga ndeshja e fundit e eliminatoreve për Kampionatin Europian. 28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi ndeshje të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”.

“Ndeshjet kundër Moldavisë dhe Malit të Zi janë shumë të rëndësishme për ne në përgatitjet për kualifikueset e radhës, me theks të veçantë në forcimin e atmosferës së mirë dhe bashkimit. Duhet të jemi gati dhe plot motivim, edhe pse këto janë ndeshje miqësore. Duhet t'i hyjmë stërvitjeve dhe ndeshjeve seriozisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri. Këtë do ta kërkoj nga të gjithë në ekip. Fokusi do të jetë në idetë taktike dhe se si duhet të dukemi në Ligën e Kombeve, dhe kjo do të thotë një lojë në të cilën do të jemi racional, të zgjuar, agresiv, kompakt dhe të fokusuar”.

Grumbullimi i reprezentuesve do të bëhet me 18 mars në Antalia të Turqisë. Ndeshje kontrolluese do të luhen në stadiumin “Mardan”. 



   
   
Reprezentacioni A