Bllagoja Milevski publikon listën, Erdal Rakip emër i ri, rikthehet Arijan Ademi

Publikuar më 29 Септември, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësues A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për ndeshjet eliminatore të muajit tetor në kuadër të Kampionatit Botëror 2022.

Ekipi jonë më i mirë përfaqësues me 8 tetor do të përballet me Lihteshtajnin në transfertë, ndërsa me 11 tetor në arenën “Todor Proeski” do të presim Gjermaninë.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka bërë ftesë për 26 futbollistë për këto dy ndeshje. Erdal Rakip nga skuadra suedeze, Malmo, për herë të parë do të jetë me përfaqësuesen A.

Portierë: Stole Dimitrievski (Rajo Valekabo, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki);

Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko Vellkovski (Rijeka, Kroaci), Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Kire Ristevski (AEL Limasol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, Arabia Saudite), Todor Todorovski (Radniçki Nish, Serbi), Stefan Ashkovski (Sepsi, Rumani), Gjoko Zajkov (Levski, Bullgari), Nikolla Serafimov (Zalaegerseg, Hungari);

Mesfushorë: Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Stefan Spirovski (Mariupol, Ukrainë), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberog, Sllovaki), Boban Nikollov (Sherif Tiraspol, Moldavi), Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Erdal Rakip (Malmo, Suedi), Jani Atanasov (Hajduk Split, Kroaci);

Sulmues: Adis Jahoviq (Goztepe, Turqi), Milan Ristovski (Spartak Tërnava, Sllovaki), Bojan Miovski (MTK, Hungari), Aleksandar Trajkovski (Alborg, Danimarkë), Darko Çurlinov (Shalke 04, Gjermani), Nikolla Gjorgjev (Grasshoper, Zvicër);


Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për me 3 tetor (ora 20:00) në hotelin “Hilton” në Shkup. 




   
   
Reprezentacioni A