Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Ukrainën dhe Australinë

Publikuar më 25 Август, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve te të cilët do të llogarisë në ndeshjen kualifikuese kundër Ukrainës me 5 shtator dhe asaj kontrolluese me Australinë dy ditë më vonë.

Për duelin e eliminatoreve për Kampionatin Evropian për juniorë që vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni janë ftuar këta futbollistë:

Portierë: Deni Iliev (Arsenal), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Sharloa), Darko Velkovski (Vardar), Filip Ristovski (Metalurg), Besir Demiri (Shkëndija), Visar Musliu (Renova), Mevlan Murati (Shkupi), Filip Petreski (Melburn), Leon Najdoski (Rabotniçki), Leon Najdovski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Boban Nikolov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht), David Babunski (Barcelon B), Burhan Mustafov (Pelister), Daniel Avramovski (OFK Beograd), Nikolla Kuleski (Sidnei);

Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndija), Kire Markoski (Rabotniçki), Hristijan Denkovski (Groningen), Demir Imeri (Horizont T.), Viktor Angelov (Metalurg), Valmir Nafiu (APOEL).

“Deni Iliev, Enis Bardhi, Hristijan Denkovski dhe Daniel Avramovski kthehen në përfaqësuese pasi për shkak të lëndimeve nuk kanë qenë në kombinim për ndeshjen paraprake kundër Islandës. Demir Imeri për shkak të formës së mirë që kalon në skuadrën e Horizont Turnovës është ftuar në vend të Jasir Asanit. Kemi edhe një emër të ri, ai është Mevlan Murati i cili do të debutojë në këto dy ndeshje. Dorjan Babunski dhe Aleksandar Pivkovski nuk janë ftuar për shkak se ende janë në kërkim të ekipit të ri”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Të dyja ndeshjes do të luhen në stadiumin e ri të ndërtuar në kuadër të kompleksit sportiv ‘Petar Milloshevski’. Duelin kualifikues me Ukrainën e luajmë më 5 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi kontrollues me Australinë në program është më 7 shtator në orën 116:30. Hyrja për publikun është pa pagesë.

“Ftohen të gjithë dashamirët e futbollit që të mbështesin shpresat e vendit në kërkim të fitoreve të reja”, përfundoi Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A