Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Spanjën dhe Ishujt Faroe

Publikuar më 27 Август, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në fillim të muajit të ardhshëm do të vazhdojë ndeshjet eliminatore për kualifikim në Kampionatin Europian. Seleskioni i drejtuar nga Bllagoja Milevski më 3 shtator pret Spanjën (18:45 arena nacionale “Todor Proevski”), ndërsa më 8 shtator jemi mysafirë të Ishujve Faroe.

Seleksionuesi i Maqedonisë U21 ka thirur 24 futbollistë të cilët do të konkurojnë për lojë në këto dy ndeshje. Gjashtë debutues janë në listë, ndërsa nga konkurimi bien Jani Atanasaov dhe Emil Abaz (ende nuk ka klub), si dhe Hajdari për shkak të lëndimit.

PORTIERË: Riste JANKOV (Rabotniçki(, David DENKOVSKI (Bregallnica), Mario ALÇEVSKI (Akademia Pandev);

MBROJTËS: Agron RUFATI (Istra-Kroaci), Esmin LIÇINA (Makedonija Gj.P.), Filip ANTOVSKI (Dinamo Zagreb-Kroaci), Todor TODOROVSKI (Osiek-Kroaci), Vane JOVANOV (Akademia Pandev), Nikolla Serafimov (Akademia Pandev), Blerton Sheji (Struga Trim&Lum), Mario MLLADENOVSKI (Fremad Amager-Danimarkë);

MESFUSHORË: Davor ZDRAVKOVSKI (AEL-Qipro), Kristijan ACKOVSKI (Bregallnica), Enis FAZLLAGIQ (Zhilina-Sllovaki), Dimitar TODROVSKI (Rabotniçki), Tomçe GROZDANOVSKI (Zlate Moravce-Sllovaki), Erdon DACI (Konjasport-Turqi);

SULMUES: Milan Ristovski (Rieka-Kroaci), Darko ÇURLINOV (Shtutgard-Gjermani), Kristijan TRAPANOVSKI (Akademia Pandev), David TOSHEVSKI (Rostov-Rusi), Marko GJORGIEVSKI (Radniçki Pirot-Serbi), Lavdrim FAZLIU (Pelister).

“Për shkak të ndryshimit të sistemit të garimit dhe mënyrës të re për kualifikim në Kampionatin Europian (kualifikohen vendet e para të grupeve dhe pesë përfaqësuese të vendeve të dyta me efekt më të mirë), nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të mundohemi të marrim sa më shumë pikë që është e mundur deri në fund të ciklit kualifikues. Për këto ndeshje do të na mungojnë, gjegjësisht nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e Jani Atanasovit dhe Emil Abazit, futbollistë të cilët ende nuk kanë zgjidhur statusin e tyre në aspekt të klubeve ku do të vazhdojnë karrierat, ndërsa për shkak të lëndimit e humbim Hajdarin. Në dyshim është Serafimov, mirëpo shpresoj të shërohet nga lëndimi, veçmë është në proces stërvitor dhe do të jetë në konkurim për lojë. Kemi disa debutues si Allçevski, Todorovski, Toshevski, Mlladenovski, Sheji dhe Fazliu të cilët besoj se do të risin konkurencën në ekip dhe të japin kontribut në lojën tonë. Spanja është favorit i madh, nuk duhet të potencojmë se kanë cilësi të madhe, mirëpo unë shpresoj të jemi në nivelin e pjesës së parë të ndeshjes tonë mes veti me Spanjën dhe në mënyrë cilësore t’u kundërvihemi”, deklaroi Bllagoja Milevski.

Në “DNK”-në e seleksionuesit që drejtoi Maqedoninë U21 në kampionatin e Europian për herë të parë në historinë tonë, gjithmonë në rend të parë ka fitoren dhe lojën e hapur me rivalin cilidoqoftë ai, mirëpo Milevski thotë se tani rrethanat janë arsye që theksi të vendoset në tjetër vend, gjegjëisht bashkë me stafin teknik do të mundohen përmes përfaqëuseses që udhëheqin të krijojnë futbollistë të cilët në të ardhmen do të jenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses A.

“Rethanat në të cilat punojmë tani në krahasim me ato të tre viteve më parë janë shumë ndryshe. Përvoja që bartim nga Kampionati Europian në Poloni na jep të drejtë të parashikojmë ca punë dhe të jemi të vetëdijshëm për mundësitë tona. Detyra kryesore për ne tani është të krijojmë futbollistë të cilët në të ardhmen do të jenë pjesë e parëfaqësueses A. Kuptohet se nëse paralel na jepet mundësia për kualifikim në KE, atëherë dp të japim maksimumin tonë për të përsëritur suksesin. Nuk them se edhe tani nuk do të provojmë t’u kundërvihemi rivalëve të grupit, por realisht, mundohem të potencoj theksin e punës në ekipin përfaqësues dhe atë në çka do të orientohemi në të ardhmen. Ne e dimë çka duhet për t’u ndeshur me përfaqësuese të llojit të Spanjës, Francës apo Portugalisë. Në kushte kur zgjedhja e futbollistëve është e kufizuar, normal është të orientohemi në krijimin e vlerave tjera. Në periudhën që pason kjo do të jetë detyra jonë kryesore, do të selektojmë futbollistë me potencial të cilët në një të ardhme të afërt do të jenë pjesë e përfaqësueses më të mirë. Futbollistët të cilëve do të japim shans kanë potencial dhe aftësi për të luajtur dhe teknikisht edhe taktikisht. Kuptohet, intelegjenca futbollistike, si dhe stabiliteti psikologjik është diçka që duhet detyrimisht ta kneë për të ecur përpara si kolektiv, por edhe si individë”, përfundoi Bllagoja Milevski.




   
   
Reprezentacioni A