Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit

Publikuar më 25 Август, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Ekipi përfaqësues më 2 shtator në terren vendas do të përballet me Armeninë, më 5 shtator do të luajmë në transfertë me Islandën, ndërsa këtë seri të shtatorit e mbyllim më 8 shtator në “Todor Proeski” kundër Rumanisë.

Seleksionuesi Milevski ka thirrur 26 futbollistë për këto tre ndeshje. Todor Todorovski, Nikolla Serafimov dhe Bojan Miovski për herë të parë kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja A, ndërsa rikthehen në ekipin përfaqësues Adis Jahoviq, Nikolla Gjorgjev dhe Dejan Iliev. 
Për shkak të lëndimit nuk mund të bashkohet me përfaqësuesen Arian Ademi, ndërsa në pikëpyetje mbetet Boban Nikollov i cili javën e shkuar rezultoi pozitiv në testin Covid -19.

Portierë: Stole Dimitrievski (Rajo Valjekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Riste Jankov (Rabotniçki);

Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroavi), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Visar Musliu (Mol Vidi, Hungari), Kire Ristevski (AEL Limasol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, Arabi Saudite), Todor Todorovski (Radniçki Nish, Serbi), Stefan Ashkovski (Sepsi, Rumani), Gjoko Zajkov (Levski, Bullgari), Nikolla Serafimov (Zalaegerseg, Hungari); 

Mesfushorë: Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Stefan Spiroski (AEK Larnaka, Qipro), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberog, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajserispor, Turqi), Boban Nikollov * (Sherif Tiraspol, Moldavi), Arian Ademi * (Dinamo Zagreb, Kroaci);

Sulmues: Adis Jahoviq (Göestepe, Turqi), Milan Ristovski (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan Miovski (MTK, Hungari), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanja),  Darko Çurlinov (Shalke 04, Gjermani), Nikolla Gjorgjev (Grashopers, Zvicër); 

Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë është caktuar për 29 gusht në hotelin “Hilton” në Shkup.

Seanca e parë stërvitore sipas programës është më 30 gusht në orën 17:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A