Publikuar më 30 Мај, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë,
Bllagoja Milevski në konferencën e sotme për media publikoi dy lista për
grumbullimet reprezentuese të shpresave të vendit.
Njëra listë është me 17-të futbollistë të cilët do të udhëtojnë në Kampionatin Evropian në Poloni, ndërsa tjetra me gjeneratën e re 1996/97, e cila përgatitet për ciklin eliminator për KE që do të zhvillohet në Itali. Nga lista e dytë, seleksionuesi Milevski do të thërasë 6-7 futbollistë për t’u bashkuar me ekipin U 21 që do të udhëtojë për në Poloni.
Në listën e futbollistëve të cilët janë të sigurtë për grumbullimin kontinental në qershor nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Emrat janë të njëjtët që bartën barën kryesore në ciklin eliminator dhe arritën suksesin më të madh në historinë e futbollit të Maqedonisë.
Portierë: Igor Aleksovski (Vardari), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Sharlloa-Belgjikë), Darko Velkovski (Vardar), Visar Musliu (Renova), Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Besir Demiri (Vardar);
Mesfushorë: Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht-Hungari), David Babunski (Jokohama-Japoni), Daniel Avramovski (Olimpija-Slloveni);
Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndija), Viktor Angellov (Ujpesht-Hungari), Nikolla Gjorgjiev (Grashopers-Zvicër), Filip Pivkovski (Landskrona-Suedi), Kire Markoski (Rabotniçki).
Bllagoja Milevski publikoi edhe listën e futbollistëve të gjeneratës 96/97 që do të grumbullohen më 1 qershor.
Portierë: Filip Iliq (Gandzasar-Armeni), Bobi Celeski (Makedonija Gj.P.)
Mbrojtës: David Atanasovski (Akademia Pandev), Nehar Sadiki (Rabotniçki), Kostadin Çeshmexhiev (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Javor-Serbi), Jovan Popzllatanov (Pelister), Stefan Kostov (Bregallnica), Besart Krivanjeva (Shkupi), Filip Stojanovski (Apolonia-Shqipëri);
Mesfushorë: Elif Elmaz (Rabotniçki), Ennur Totre (Shkëndija), Davor Zdravkovski (Makedonija Gj.P.), Stefan Jeftovski (Lokomotiv Plovdiv-Bullgari), Martin Mirçeski (Pelister), Din Allomeroviq (Makedonija Gj.P.), Kalvin N’Sombo, Kristijan Filipovski (Sileksi);
Sulmues: Emil Abaz (Spartak-Serbi), Tihomir Kostadinov (Zllate Moravce-Sllovaki), Petar Petkovski (Vardari), Remzifaik Selmani (Renova), Benjamin Demir (Rabotniçki), Boban Georgiev (Bregallnica), Daniel Kreziq (Odevold-Suedi), Matej Cvetanovski (Makedonija Gj.P.).