Publikuar më 11 Октомври, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë,
Bllagoja Milevski pas humbjes së mbrëmshme nga Gjibraltari potencon se përgjegjësia
e rezultatit është e tij. Milevski kërkon falje publike gjithë opinionit sportiv
për humbjen e papritur në kualifikimet për KE në Itali.
“Nuk ka arsyetim, ky është rezultat turpërues dhe unë marr përgjegjësinë. Sinqerisht më vjen keq dhe kërkoj falje deri te gjithë opinion dhe tifozët, deri te Federatat që na mundësoi kushtet e krijuara për punë. Me përfaqësuesen kam përjetuar momentet më të bukurua në karrierën time, ndërsa pas humbjes së mbrëmshme edhe më të këqijat. Përsëris se nuk duam të arsyetohemi, as në mos lojën e Elif Elmazit, as shanset e parealizuara për gol. Thjesht, me apo pa Elmazin, ne patjetër të gjenim mënyrë për të mundur kundërshtarin. Unë jam ai që cakton formacionin dhe përgjegjësia është e imja. Futbolli modern nuk duron emocione, thjesht jemi dënuar ashpër dhe patjetër të pranojmë këtë. Më e rëndësishme tani për këtë përfaqësuese është të qëndrojmë të bashkuar, uniteti sërish të jetë forca ynë. Vitin e kaluar kjo përfaqësuese në disa ndeshje dëshmoi se ka potencial, sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm si në duelet me Malin e Zi dhe Armeninë dhe nuk do të nënçmojmë asnjë kundërshtar, por as veten”, deklaroi Bllagoja Milevski.