Bllagoja Milevski organizon kamp me futbollistë deri 20 vjeç nga kampionati vendor

Publikuar më 10 Декември, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski bashkë me stafin e tij teknik prej sot, deri më 14 dhjetor do të organizojnë kamp stërvitorë me futbollistë të moshës deri 20 vjeç nga kampionati vendor. Për kampin stërvitor që zhvillohet në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër, Milevski ka thirur këta futbollistë:

David Denkovski (Akademia Pandev), Matej Andov (Vardar), Mario Mlladenovski (Vardar), Jovan Manev (Bregallnica), Arbi Vusha (Makedonija Gj.P.), Luka Trajkoski (Makedonija Gj.P.), Anes Osmanovski (Bregallnica), Abdulahdi Jahja (Struga Trim&Lum), Xhemal Ibishi (Vardar), David Toshevski (Rabotniçki), Ensar Luma (Drita), Jakup Berisha (Shkëndija), Suhejl Muharem (Shkupi), Emir Skenderi (Tikvesh), Stefan Naumçevski (Vardar), David Velkovski (Vardar), Zoran Ivanovski (Bellasica), Sefer Emini (Makedonija Gj.P.), Oliver Stoimenovski (Borec), Bojan Dimovski (Vardar).

 Shkaku i lëndimeve ftesës nuk mundën t’i përgjigjen Ali Adem dhe Bojan Kolevski nga rradhët e Vardarit. Kolegët e tyre nga skuadra e Vardarit, Andov, Ibishi dhe Dimovski do të lëshojnë dy seancat e para stërvitore shkaku i angazhimit për paraqitje në ndeshje me juniorët e Vardarit në Kupën e Maqedonisë. 

Përfaqësuesja e shpresave që do të stërvitet në Ohër të shtunën në orën 13:00 do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Rabotniçkin në stadiumin “Burimet e Bilijanës”. 



   
   
Reprezentacioni A