Bllagoja Milevski: Nuk kemi ndonjë dëshirë për kundërshtarët e shortit në nesërm

Publikuar më 04 Февруари, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe sekretari teknik i përfaqësueses së shpresave, Sasha Qiriq nesër në selinë e UEFA-së në Nion do të marrin pjesë në shortin e grupeve për kualifikimet e Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2017. Përfaqësuesja e Maqedonisë është në vazon e pestë së bashku me përfaqësueset e Bjellorusisë, Bullgarisë, Qipros, Lituanisë, Azerbejxhanit, Kazakistanit, Shqipërisë dhe Letonisë.

“Përfaqësuesja jonë është në vazon e parafundit për shorti dhe kjo don të thotë se nuk do të kemi kundërshtarë të lehtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Nuk kemi ndonjë dëshirë rreth kundërshtarëve për shortin e nesërm. Kemi thënë se përcaktimi ynë do të jetë të luajmë me të gjithë. Loja ekipore duhet të jetë në vend të parë, në çdo ndeshje të japim maksimumin, të luajmë pa respekt të madh ndaj rivalëve dhe me besim të kualiteteve dhe mundësive tona”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Vazoja e parë: Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Francë, Çeki, Portugali, Holandë, Danimarkë

Vazoja e dytë: Rusi, Zvicër, Suedi, Serbi, Izrael, Ukrainë, Sllovaki, Rumani, Belgjikë

Vazoja e tretë: Turqi, Slloveni, Austri, Greqi, Skoci, Poloni, Kroaci, Norvegji, Armeni

Vazoja e katërt: Mali i Zi, Finlandë, Uellsi, Hungari, Islandë, BeH, Gjeorgji, Moldavi, R. e Irlandës

Vazoja e gjashtë: Estoni, Ishujt Fare, Irlanda e Veriut, Luksemburgu, Malta, San Marino, Andora, Lihtenshtajni.



   
   
Reprezentacioni A