Publikuar më 09 Ноември, 2023 në Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian 2024 kundër Italisë (17 nëntor) në Romë dhe kundër Anglisë në Shkup (20 nëntor).
Pas listës së publikuar të futbollistëve të thirrur për sfidat e ardhshme të ekipit A të Maqedonisë, seleksionuesi, Blagoja Milevski ka ndarë pritshmëritë e tij.
Blagoja Milevski – trajner i Kombëtares A të Maqedonisë:
– Nuk ka shumë ndryshime në staf lojërash në krahasim me ndeshjet e mëparshme të eliminatoreve. Pas një dëmtimi të rëndë, në listë rikthehet Tihomir Kostadinov. Fakti që të gjithë janë të shëndetshëm dhe të gatshëm më bën të lumtur dhe shpresoj që kështu të mbetet.
– Nuk ka kundërshtarë të lehtë apo të vështirë në këto eliminatore, secili ka një cilësi. Kemi një atmosferë pozitive në skuadër, shpresoj të jetë kështu pas dy ndeshjeve të fundit eliminatore. Ne po ndërtojmë një ekip të ri që ka treguar se mund të jetë konkurrues, mund ti përballojë të gjithë. Djemtë që luajtën në ndeshjet e mëparshme treguan cilësinë e tyre dhe konfirmuan pse u thirrën në ekip sërish.
-Presim një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ato të mëparshmet që kemi luajtur me Italinë. Shpresoj që të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen kundër Italisë. Kemi probleme me mungesën e kohës së lojës që disa lojtarë marrin në klubet e tyre, por unë besoj te lojtarët e mi dhe shpresoj se do të mund të marrim maksimumin prej tyre.
- Minutat në klube janë gjithmonë problem për formën fizike dhe konkurruese. Disa nga bartësit e lojës kanë kohë minimale ose aspak, dhe për fat të mirë mesfusha dhe lojtarët sulmues janë standardë. Ne nuk kemi një listë të madhe lojtarësh, kështu që çdo ndeshje duhet të jepet maksimumin.