Bllagoja Milevski: Nuk ka kundërshtarë të lehtë, do të luajmë me të gjithë hapur

Publikuar më 06 Февруари, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë sonte në hedhjen e shortit në selinë e UEFA-së në Nion mësoi emrat e kundërshtarëve në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2017.

Për kualifikim në kampionatin continental në Poloni, Maqedonia do të luftojë kundër Francës, Ukrainës, Skocisë, Islandës dhe Irlandës së Veriut.

“Përshtypje e përgjithshme është se përfaqësueset në grupin tonë sipas kualitetit janë të barazuara, me përjashtim të Francës, e cila duket favorit për pozitën e parë. Mendoj se kemi kundërshtarë interesantë, Franca është favorite, mirëpo do të zhvillojë dy ndeshje kundër tyre dhe nuk do të dorëzohemi lehtë. Kemi gjeneratë të mirë, detyra jonë është të sigurojmë paraqitjen e lojtarëve në të cilët llogarisim se janë më të mirë dhe mund të luajnë kundër të gjithëve. Do të ishte më mirë që nga vazoja e fundit të mernim kundërshtar më të lehtë, mirëpo në këtë nuk mund të ndikohet. Në të gjithë ndeshjet do të luftojmë, e dijmë kualitetin tonë dhe shpresoj të gjithë të jenë të shëndoshë dhe gati për lojë”, shprehet seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian në Poloni, përfaqësuesja e shpresave do t’i hapë më 11 qershor në transfertën me Islandën. Ndeshjen e parë në teren vendas Maqedonia U 21 e zhvillon më 5 shtator të vitit 2015 kundër Ukrainës.



   
   
Reprezentacioni A