Bllagoja Milevski: Në futbollin e sotëm nuk ka autsajder

Publikuar më 01 Јуни, 2023 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësues A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, pas publikimit të listës së lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2024 kundër Ukrainës (16 qershor, ora 20:45, Arena “Todor Proeski”) dhe Anglisë (19 qershor, ora 20:45, Old Trafford, Manchester), dha mendimin dhe komentin e tij për sfidat e ardhshme.


- Darko Çurlinov dhe Bojan Miovski nuk janë në listë, u uroj që të dy të shërohen shpejt dhe të vihen në dispozicion. Darko aktualisht ndodhet i shtruar në qendrën klinike në Beograd për shkak të komplikimeve shëndetësore.


- Sefer Emini është thirrur për herë të parë në përfaqësuesen e Maqedonisë për ndeshjet e ardhshme me Ukrainën dhe Anglinë. Ai luan standard në Danimarkë dhe e meriton të jetë pjesë e ekipit.


- Ne mbetëm pa dy opsione në sulm, por besoj se do të mund të paraqitemi në mënyrën më të mirë dhe do të mund të marrim maksimumin. Shpresoj që të gjithë të jenë gati deri në fillimin e ndeshjeve.


- Pas lëndimit, Musliu ka luajtur ndeshjet e fundit për klubin e tij. Pjesa tjetër janë ata që ishin në mars. Të gjithë ata që janë këtu janë më të mirët dhe të gjithë janë në kombinim për lojë. Të shohim se kush do të fillojë në sulm.


- Në këto gati dy vite luajtëm vetëm një ndeshje ishim të kompletuar, ajo ishte ndeshja me Portugalinë. Nuk ishim të kompletuar në të gjitha duelet e tjera. Do të përpiqemi të luajmë në një nivel të lartë ndaj dy përfaqësueseve të forta.


- Ne luajmë ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Ne jemi të fokusuar vetëm në atë lojë, ndërsa për Anglinë do të mendojmë më vonë. Ukrainasit kanë një formacion pothuajse të pandryshuar nga kampionati i mëparshëm europian, me përjashtim të disa ndryshimeve. Duhet të mendojmë pozitivisht, synimi ynë është të fitojmë, sepse në futbollin e sotëm nuk ka autsajder.


- Alioski dhe Iliev do të jenë të fundit që do të vijnë në përgatitje, sepse ndeshjet e fundit me klubet e tyre do t'i luajnë më 10 qershor.



   
   
Reprezentacioni A