Bllagoja Milevski: Mundësitë individuale t'i vëmë në funksion të ideve taktike

Publikuar më 21 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Arabisë Saudite në Abu Dhabi.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski thotë se këto lloj ndeshjesh janë një mundësi e mirë që futbollistët të konfirmojnë se cilësitë e tyre individuale mund t'i transferojnë në funksion të ideve taktike të ndeshjes.

– "Synimi ynë për këtë ndeshje është në fushë, përballë një kundërshtari të fortë, të shohim cilësinë dhe potencialin e lojtarëve. Sigurisht, do të jemi të kënaqur nëse mund të mbështetemi tek ata në të ardhmen. Ky është në fakt synimi themelor i stafit profesional. Nëse futbollistët konfirmojnë se cilësitë e tyre individuale mund t'i transferojnë në funksion të ideve taktike për ndeshjen, atëherë do të dimë se jemi në rrugën e duhur", thotë Milevski.

Ndeshja është e tipit të mbyllur, me mundësi paraqitjeje të të gjithë futbollistëve të ftuar. Seleksionuesi ynë thotë se ndoshta të gjithë të thirrurit do të kenë një shans.

"Kemi analizuar përfaqësuesen e Arabisë Saudite edhe pse duke pasur parasysh që ndeshja është e tipit të mbyllur, apo ndeshje stërvitore, do të ketë shumë ndryshime dhe me gjasë do të kenë mundësi të gjithë futbollistët. Ne e vëmë theksin në lojën tonë dhe aftësinë për të përmbushur idetë taktike. Po punojmë mirë në përgatitje dhe nesër të gjithë duhet të sigurohemi që të arrijmë objektivin. Përballë përfaqësueses që po merr pjesë në Botëror, duhet të jemi kompakt dhe agresiv, por edhe të kërkojmë me durim shansin tonë", tha Milevski.

Ndeshja luhet nesër në orën 16:30.




   
   
Reprezentacioni A