Bllagoja Milevski kthehet në pankinën e Maqedonisë U21

Publikuar më 28 Февруари, 2019 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme në ‘Shtëpinë e futbollit’ solli vendim që pozitën seleksionues i përfaqësueses U 21 të vendit t’ia besojë Bllagoja Milevskit, i cili praktikisht kthehet në këtë pozitë.

“Për mua ishte me rëndësi të flasim hapur me u.d. presidentin e FFM-së, Muhamed Sejdinin në lidhje me temat për përfaqësueset dhe e falemenderoj për mirëkuptimin dhe besimin që ma dhanë bashkë me Këshillin Drejtues. Gëzohem për sfidat e reja dhe mundësinë për të bashkëpunuar sërish. Jam i vetëdishëm për situatën që kemi para vetes, mirëpo nuk frikësohemi. Besoj në ekipin përfaqësues, në djemtë e rinjë dhe besoj të gatshëm do t’i presim sfidat e reja. Me gjasë kjo do të jetë detyra më e vështirë në karrierë për mua, mirëpo jam këtu, ftesën nga ekipi përfaqësues asnjëherë nuk mund ta refuzoj. Egziston cilësi, e dij se mundemi të arrijmë sukses dhe nuk do të pranoja këtë detyrë nëse nuk do të besoja te djemtë dhe puna ime. Shpresoj të bëjmë rezultat të mirë”, deklaroi Bllagoja Milevski, i cili si seleksionues udhëhoqi Maqedoninë U21 në arritjen e rezultatit më të madh në historinë e futbollit tonë reprezentues, kualifikimin në Kampionatin Evropian për të rinjë që u zhvillua në Poloni në vitin 2017.

Pasi Këshilli Drejtues zyrtarisht kaloi emërimin e Milevskit seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, u.d. presideni i FFM-së, Muhamed Sejdini ka vlerësuar hap të rëndësishëm kthimin te shpresat e vendit të personit që bëri rezultatin historik.

“Ishte bukur me Bobin të kujtojmë momentet e bukura nga koha kur ai udhëhoqi Maqedoninë U21, ndërsa kualifikimin në KE në Poloni është dëshmi se të gjithë njerëzit që ishin kyçur në atë arritje kanë bërë shkëlqyeshëm punën e tyre. Më vjen mirë që kemi folur hapur edhe për atë se si mund të jemi më të mirë në të ardhmen dhe bashkarisht synojmë fitore të reja. I uroj shumë suksesi, ndërsa besoj se edhe fati do të jetë në anën tonë në ciklin e ardhshëm kualifikues. Ne si federatë do të punojmë për të siguruar kushtet më të mira për punë dhe përgatitje të përfaqësueses së shpresave”, deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme solli vendim për ndërprerjen e marrëveshjes me Dobrinko Ilievskin në pozitën seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A