Publikuar më 20 Август, 2015 në Lajme, Deri më 21 vjet
Edhe përkundër humbjes në transfertën me Islandën në hapje të kualifikimeve, seleksionuesi i shpresave të vendit, Bllagoja Milevski shikon me pozitivitet, thotë se secila ndeshje është ndryshe, e veçantë dhe patjetër të mundohemi të japim më të mirën për të shpresuar në fitore.
“Ndeshja kundër
Ukrainës do të jetë e para për ne në stadiumin e ri në kuadër të qendrës ‘Petar
Milloshevski’, shpresoj që të shohim edhe fytyrën e re të përfaqësueses në këto
kualifikime, posaçërisht diçka ndryshe në krahasim me pasqyrën që pamë në pjesën
e dytë të ndeshjes kundër Islandës. Ukraina është përfaqësuese shumë e fortë
dhe kualifikimet i nis me ndeshjen në Shkup. Gjithë reprezentuesit e Ukrainës
janë të gjeneratës së futbollistëve të lindur në vitin 1994, në pesë ndeshjet e
fundit kanë shënuar tre fitore, dy kundër Sllovenisë, e mundën Moldavinë, ndërsa
kanë humbur nga përfaqësuesja U 22 e Çekisë. Ukrainasit janë ekip krejtësisht
ndryshe prej Islandës edhe nga profile i futbollistëve edhe në aspekt të lojës.
Shumë me rëndësi për ta është që futbollistët që kanë në formacion luajnë
standard në klubet e tyre, kapiteni Jurçenko është në Bajer Leverkusen, tjerët
në ekipe të Ligës së Parë të Ukrainës. Por pa marrë parasysh krejt, ne kemi thënë
se synojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe këtë qasje nuk do ta ndryshojmë”, shprehet
seleksionuesi i përfaqësueses U 21, Bllagoja Milevski.
Ai thotë se baza e përfaqësueses së shpresave është bërë, në ndeshjet kontrolluese me kundërshtar të fortë futbollistët treguan se kanë kualitet, shpresoj këtë ta vërtetojnë në ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve.
“Pa marrë parasysh humbjen nga Islanda, të njëjtët ata futbollistë regjistruan disa fitore të mira përballë përfaqësueseve të forta. Besoj se pjesa e dytë e dobët kundër Islandës nuk do të përsëritet. Bazën e përfaqësueses e kemi krijuar, futbollistët vërtetuan se kanë talent dhe kualitet dhe përgjegjësia te të gjithë ne është që këtë ta vërtetojmë çdo ndeshje të rradhës. Futbollistë të caktuar nuk kanë minuta, luajnë shumë pak në klubet e tyre, ndonjëri ende nuk ka zgjidhur statusin e tij në cilën skuadër do të luajë, mirëpo shpresoj që kjo mos të jetë pengesë për paraqitje të suksesshme kundër Ukrainës. Patjetër të përgatitemi mirë, kemi hyrë në kualifikime në mënyrë modeste, por kemi vetëbesim dhe thellë mendoj se mund të arrijmë qëllimet”, tha Milevski.
Më 7 shtator në Shkup Maqedonia U 21 do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kundër Australis?
“Shkojmë ndeshje
pas ndeshje. Përballja me Ukrainën është ndeshje shumë më e rëndësishme. Australia
do të vijë me përfaqësuesen deri 22 vjet, mirëpo atë ndeshje mund të flasim pas
takimit me Ukrainën”,
përfundoi përzgjedhësi i shpresave, Bllagoja Milevski.