Publikuar më 15 Март, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja
Milevski për ndeshjet kualifikukese kundër 24 marsit me Islandën në Shkup dhe
me 28 mars me Francën në teren mysafir ka ftuar dy futbollistë të rinjë, Ennur
Totren dhe Gjorgji Stoilovin, si dhe portierin Filip Iliq.
“Radeski dhe Angelov janë në plan të parë në sulm, luajnë standard në klubet e tyre. Në listë mungon Dorjan Babunski, pasi nuk ka paraqitje prej 24 janarit, mirëpo besoj se do ta kemi për ndeshjet e rradhës. Në mbrojtje kemi problem. Darko Velkovski nuk luan standar, mirëpo bëhet fjalë për kualitet të madh që meriton të jetë pjesë e ekipit. Pozitiv është fakti se portiere Igor Angelovski është rikuperuar, ushtron mirë dhe pres për luajë për Makedonija Gj.P. në ndeshjen e të shtunës”, u shpreh Bllagoja Milevski.
Seleksionuesi ynë shtoi se është analizuar mirë loja e Islandës dhe se nuk do të heqim dorë nga stili ofenziv i lojës.
“Kemi analizuar mirë përfaqësuesen e Islandës. Bëhet fjalë për ekip që njihet me diciplinë të jashtëzakonshme në teren. Kualiteti dhe potenciali i lojtarëve është në anën tonë, mirëpo patjetër të jemi të koncentruar gjatë gjithë 90-të minutave. Mendoj se nuk do të përsëritet ajo rënie psikologjike në 15-të minutat e fundit nga ndeshja e parë me islandezët të cilën në mënyrë të çuditshme e humbëm. Patjetër të kemi qasje agresive dhe ashtu do të jetë deri sa unë do të jem seleksionues. Maqedonia do të luajë futboll ofenziv, pa dallim nëse luajmë me Islandën apo me Francën”, shtoi Milevski.
Në vigjilie të dy ndeshjeve kualifikuese, përfaqësuesja e Maqedonisë gjendet në pozitën e tretë të Grupit 3, me 7 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Islanda dhe tre më pak se Franca, mirëpo me një ndeshje më pak.