Publikuar më 29 Август, 2021 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses
A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka folur në kuadër të grumbullimit të
reprezentuesve për ndeshjet eliminatore në muajin shtator për kualifikim në Kampionatin
Botëror.
“Fillojmë me sfidë të re dhe gëzohem për grumbullimin dhe për ditët që na presin. Përgatitjet janë të shkurta dhe jemi të detyruar ti shfrytëzojmë maksimalisht. E dijmë objektivin tonë, e dijmë se çfarë kemi në dispozicion dhe shkojmë për të konfirmuar kualitetin.
- Disa ndryshime janë të pashmangshme, por nuk kam frikë. Përkundrazi, unë qëndroj pas përfaqësueses dhe futbollistëve dhe kam motiv dhe energji për të punuar me cilësi, profesionalizëm maksimal dhe për të qenë konkurrues.
- Unë jam seleksionues dhe presion është mbi mua. Futbollistët duhet të vazhdojnë të besojnë në vete dhe në kualitetin e tyre. Objektivi jonë i përbashkët është të luftojmë deri në fund të eliminatoreve, të krijojmë një grup, në të cilën jo individët, por ekipi të jetë më i rëndësishëm dhe të bëjmë gjithçka që të jemi konkurent për Kampionatin e ardhshëm Europian.
-Rezultati gjithmonë është i rëndësishëm. Prandaj në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Armeninë, unë them se duam fitore për shkak se ai rezultat do të na sjell vetëbesim shtesë”.
Maqedonia do të luajë tri ndeshje. Me 2 shtator e presim Armeninë, me 5 shtator luajmë si mysafirë ndaj Islandës, ndërsa me 9 shtator në terren vendas do të zhvillojmë ndeshjen ndaj Rumanisë.
Grumbullimi është përcaktuar sonte në hotelin “Hilton” në Shkup, nga ora 20:00.