Bllagoja Milevski: Jemi favorit ndaj Lihteshtajnit, por atë duhet ta tregojmë në fushë

Publikuar më 29 Септември, 2021 Lajme


Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën me futbollistët që do ti llogaritë për ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror 2022.

Përfaqësuesja jonë me 8 tetor takohet me Lihteshtajnin në transfertë, përderisa me 11 tetor në arenën “Todor Proeski” do ta presim Gjermaninë.

Bllagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë:

“Po përballemi me disa problem të vogla sa i përket formacionit. Kemi disa nga futbollistët që për shkak të dëmtimeve, performance e tyre është në dilemë për ndeshjet e radhës. Enis Bardhi është i lënduar dhe një kohë të gjatë nuk luan. Në lëndim është ankuar edhe Visar Musliu, por pas konsultimeve me ekipin mjekësor do të vendoset se a do të mund të luajnë të dy futbollistët. Më herët kishim problem me Arijan Ademi, por ai është shëruar dhe e kemi në dispozicionin tonë. Darko Çurlinov pësoi një dëmtim të nofullës, por për fat të mirë nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë serioze, ai do të jetë gati për të performuar”.

- “Erdal Rakip është një futbollist i shkëlqyeshëm që vjen nga kampionati suedez, ai luan vazhdimisht në ekipin e Malmos, e cila është pjesë e Ligës së Kampionëve këtë vit. Me ardhjen e tij, ne do të fitojmë cilësi në mesfushë, do të forcojmë konkurrencën në ekip, dhe varet nga ai nëse do të imponohet në ekipin e parë apo jo. Ai është 25 vjeç, mund të presim shumë prej tij në periudhën e ardhshme”.

- Më e rëndësishme është ndeshja me Lihtenshtajnin. Na pret ndeshja më e vështirë në eliminatore deri më tani na pret. Bëhet fjalë për një përfaqësuese që po përparon vazhdimisht vitet e fundit. Nuk është e njëjta përfaqësuese e dhjetë viteve më parë. Ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, veçanërisht në nivel kolektiv, ata e dëshmuan atë në ndeshjet me Armeninë dhe Gjermaninë. Pres që të japim maksimumin në atë ndeshje, të bëjmë gjithçka për të fituar tre pikët nga ajo transfertë. Ne jemi favoritë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Unë pres që lojtarët e mi të jenë në formë më të mirë se sa ndeshjet në shtator.

- Ne duhet të jemi më të mirë në finalizim, gjë që na mungoi në shtator. Çdo futbollist duhet të jetë i përqendruar maksimalisht, Unë nuk dua të bëj kalkulimet, ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen e parë dhe për gjithçka tjetër do të flasim më vonë”.




   
   
Reprezentacioni A