Bllagoja Milevski: Futbollistët dhanë gjithçka nga vetja, nuk patëm fat të fitojmë

Publikuar më 24 Март, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Barazimi pa gola nuk ishte ajo që Maqedonia U 21 pretendonte nga sfida me Islandën, mirëpo në kushte kur u humbën disa mundësi të mira për të fituar, më mirë është që nuk pësuam disfatë. Kështu vlerëson seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski, sipas të cilit tre pikët nga ky duel do të ishin të mirëseardhura për të qenë më afër kreut të tabelës.

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbolilstëve, nga qasja e tyre ndaj fanellës së përfaqësueses. Dhanë gjithçka nga vetja për të fituar, mirëpo nuk patëm fat të triumfojmë. Nuk jam i kënaqur nga rezultati, mirëpo kur nuk mundëm të fitojmë, opsioni im i parë alternativ është të mos humbim, pasi në fund të ndeshjes kishim një rënie të vogël të koncentrimit. Thash para ndeshjes, kjo nuk është ndeshja kyçe për Maqedoninë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Mbeten edhe pesë ndeshje dhe do të shikojmë si do të rrjedhin gjërat në vazhdim të ciklit kualifikues. Ndoshta në momente shpejtonim në aksione të caktuara, mirëpo në përgjithësi jam i kënaqur. Na pret ndeshja me favoritin e grupit, Francën. Atje shkojmë të luajmë lojën tonë, asgjë më pak. Deri sa jam seleksionues unë në këtë përfaqësuese ne do të kemi stil të njëjtë, sulmues dhe ofenziv”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë më 28 mars në Le Man do të përballet me Francën në takimin e xhiros së 6-të të këtij cikli kualifikues.




   
   
Reprezentacioni A