Bllagoja Milevski: Fituam grup, që na jep shpresë

Publikuar më 13 Декември, 2024 Lajme, Lajme


Në shortin e hedhur në Cyrih, përfaqësuesja A e Maqedonisë mësoi kundërshtarët e saj në grup për Botërorin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Përfaqësuesja jonë më e mirë është në grup me Belgjikën, Uellsin, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, beson se grupi sjell shpresë për ekipin e tij dhe nëse ruajmë energjinë dhe frymën pozitive nga ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, mund të shpresojmë në rezultate të mira.

Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Shorti në Cyrih na sjell shpresë”.

Kemi marrë një grup me ekipe me të cilat mund të luajmë dhe të shpresojmë për një pozitë të mirë.

Belgjika është një favorit i madh. Një nga skuadrat më të forta në botë dhe do të ishte një surprizë e madhe nëse nuk arrin të fitojë vendin e parë në këtë kompeticion.

Uellsi është një kombëtare e madhe, një ekip që luan futboll dinamik dhe të shpejtë. Sigurisht që po hyjnë me llogaritë e tyre për vendin e parë në grup, por jam i bindur se mund të garojmë në mënyrën e duhur.

Kazakistani dhe Lihtenshtajni mund të mos kenë pasur rezultate pozitive në ciklet e fundit kualifikuese, por çdo fillim i ri është një shpresë e re për ekipet relativisht më të vogla në grup.

“Për mua është e rëndësishme që të ruajmë të njëjtën qasje si në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, të motivuar fuqishëm për të hyrë në kualifikuese dhe për të luftuar sërish për një rezultat që mund të na sjellë mundësinë për kualifikim eventual në një kompeticion të madh. "



   
   
Reprezentacioni A