Publikuar më 16 Декември, 2021 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë,
Bllagoja Milevski pas hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kombeve ka
deklaruar se Maqedonia duhet të jetë maksimalisht në niveline duhur për të qenë
konkurues për vendin e parë. Përfaqësuesja jonë është së bashku në grup me
Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Grupi është i vështirë, por në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë ose nga përpara pikë të fituara. Na presin ndeshje serioze.
Gjeorgjia është përfaqësuese kundër së cilës kemi luajtur ndeshje të vështira në periudhën e fundit. Bullgaria barazoi kundër Kampionit Europian, Italisë. Ajo do të thotë se kundërshtari jonë është ngritur në nivel. Gjibraltari kuptohet se nuk është e njejta përfaqësuese nga edicioni i parë i Ligës së Kombeve kur u përballem në të njejtin grup.
Maqedonia duhet të jetë në nivelin më të lartë në çdo ndeshje. Futbolli modern nuk toleron ndonjë qasje tjetër”.