Publikuar më 13 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë nesër në orën 13:00 në
arenën nacionale “Filipi i Dytë” përballet me Austrinë në ndeshjen e xhiros së
katërt për kualifikim në Kampionatin Europian që vitin 2019 do të zhvillohet në
Itali. Seleksionuesi i përfaqësueses U 21, Bllagoja Milevsaki në mënyrë shtesë
në formacion ka kyçur Elif Elmasin për tu paraqitur kundër Austrisë, pasi
paraprakisht ishte grumbulluar me Maqedoninë U 19 me të cilët bënë sukses historik
me kualifkikimin në fazën elite të UEFA-së për kualifikimet e Europianit për
futbollistë të moshës nën 19-të vjeçare.
“Austrinë e kemi analizuar mirë, jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe pres të zhvillojë lojë kualitative. Ndeshja me Gjibraltarin është haruar, jemi fokusuar maksimalisht në sfidën e re dhe shpresoj të realizojmë qëllimin. Austria ka cilësitë e saj, kjo është më se e qartë, mirëpo ne jemi të fokusuar në paraqitjen tonë. Ndeshja e nesërme mund të jetë kyçe, por pas saj kemi edhe gjashtë takime tjera. Qëllimi kryesor në këto kualifikime është të përmirësohet rejtingu dhe te jemi konkurentë gjatë gjithë eliminatoreve. Presioni gjithmonë është i pranishëm dhe duhet të mësojmë të bartemi me të, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për presion pozitiv apo negative”, u shpreh Milevski.
MAQEDONI U 21 – AUSTRI U 21
Shkup, Arena Nacionale “Filipi i Dytë”, 14 nëntor 2017, ora 13:00
Tribuna Jugore / Bloqet 1, 2, 3,4, 5 dhe 6 - 100 denarë;