Publikuar më 03 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi
i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pasi publikoi listën e
futbollistëve për ndeshjen eliminatore me Austrinë më 14 nëntor në Shkup, ka
komentuar përzgjedhjen e tij dhe pritjet nga ndeshja e rradhës.
“Në ekip kemi katër debutues, prej të cilëvë dy portierë, Jankov nga Lokomotiva dhe Trajçevski nga Pobeda e Vallandovës, Sadiki është standard këtë sezon te Rabotniçki dhe Stojanovski nga Dugoploje e Kroacisë. Vlerësoj se gjithë duhet të jemi në nivel të lartë në raport me ndeshjet e fundit, posaçërisht nëse marrim parasysh duelin me Gjibraltarin. Është paralajmërim për disa futbollistë që gjenden në këtë listë. Një pjesë e reprezentuesve që janë liderë në klubet e tyre me gjasa kanë problem të imponohen në atë rol në ekipin përfaqësues dhe ky moment do të jetë temë e analizës në periudhën që pason. Austria është kundërshtar i njohur, dimë gjithçka për kundërshtarin, por sërish potencoj, me rëndësi është se si ne do të dukemi në terren”, deklaroi Milevski.
Seanca e parë stërvitore e Maqedonisë U 21 do të zhvillohet më 8 nëntor në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.