Publikuar më 07 Октомври, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër nga ora 20:45 do të
luajë kundër Lihteshtajnit në Vaduz në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në
eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022.
Në konferencën zyrtare, pritshmëritë për këtë takim i treguan seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Stefan Spirovski.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Nuk ndjejmë presion. Jam i kënaqur nga ajo që e kemi punuar në stërvitje. I kënaqur jam me përqendrimin dhe angazhimin e futbollistëve. Jam i bindur se ne do ta justifikojmë rolin e favoritit. Do të jem i kënaqur me fitore, por për të arritur te ajo do të na nevojitet përqendrim maksimal. Nuk dua të komentoj variantet taktike. Lihtenshtajni veçanërisht në ndeshjet e fundit tregoi se është një ekip solid dhe mirë i organizuar, ne do të duhet të jemi në nivelin më të mirë.
“Sigurisht se do të na mungojë Enis Bardhi. Megjithatë, të gjithë të tjerët që do të performojnë mendoj dhe besoj se do të jenë në nivelin e duhur. Nëse Rakip do ta zëvendësojë Bardhi, do të vendosim para ndeshjes së nesërme për shkak disa lëndimeve të lehta dhe sipas tyre do ta përcaktojë 11-shen e parë. Të gjithë futbollistët që kanë lëndime të lehta janë në pikpyetje për lojë, por besojë që atë që do të jenë në fushë nesër do të japin maksimumin”.
“Ndeshja e nesërme është krejtësisht e ndryshme nga ato tjerat. Nuk mundemi të bazohemi te tradita, pasi sipas meje kundërshtari është shumë kualitativ. Nuk ka formalitet, ne duhet të luajmë mirë për të fituar”.
Stefan Spirovski – reprezentues:
“Roli i favoritit është në anën tonë, nuk ikim nga ajo. E jona është që të japim maksimumin në fushë. Nëse e përmbushim atë, mendoj se nuk kemi për çka të frikohemi. Në futbollin modern nuk ekzistojnë favoritët absulut. Duhet ta luajmë lojën tonë dhe nëse atë e bëjmë, do të fitojmë në këtë ndeshje”.
“Në ndeshjet e muajit shtator na mungoi pak fati, krijuam shumë raste për gol, por fati nuk ishte me ne. Në ato tre ndeshje, kishim mundësi ti fitonim katër pikë më shumë”.