Publikuar më 06 Септември, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Gjenerata e re e
seleksionuesit, Bllagoja Milevski tregoi se ka kualitet dhe potencial për të përsëritur
rezultatet e paraardhësve të tyre. Cikli i ri eliminator për kualifikim në Kampionatin
Europian për të rinjë që vitin 2019 do të zhvillohet në Itali ka nisur me
fitore 0:3 si mysafirë.
Udhëheqësi i shpresave, i cili definitivisht din si të motivojë futbollistët, natyrisht që ka mbetur i kënaqur me lojën dhe rezultatin.
“Mund të them se zhvilluam ndeshje të shkëlqyeshme, ndërsa djemtë treguan se kanë kualitet dhe potencial për të qenë maksimalisht konkurentë edhe në këtë cikël kualifikues. Mund t’i përgëzoj për mënyrën se si zhvilluan ndeshjen në Erevan dhe të them një BRAVO të madhe për ta”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.