Publikuar më 27 Мај, 2019 në Biletat, Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë më 7 dhe 10 qershor kundër Polonisë dhe Austrisë i vazhdon eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2020.
Pas triumfit ndaj Letonisë dhe pikës në Lublanë kundër Sllovenisë, ekipi përfaqësues do të ketë sfidat më serioze me favoritët e grupit në terren vendas në Arenën Nacionale "Todor Proeski" në Shkup.
Apelojmë te të gjithë spektatorët tē vijnë në numër sa mē të madh dhe në mënyrë fer dhe korekte të mbështesin lojtarët në tentimin për të arritur rezultate sa më pozitive që do të na mbanin në pjesën e epërme të grupit kualifikues për EURO 2020.
Biletat tashmē janë lëshuar në shitje përmes rrjetit MKTickets, në pikën shitëse speciale të FFM-së në Skopje City Mall (para hyrjes së lokalit Play) dhe on-line në linkun në vazhdim:
https://mktickets.mk/event/makedonija-polska/
Biletat mund të blihen edhe në pikat shitëse të Arenës Nacionale "Todor Proeski" orej 1 qershorit (e shtunë), ndërsa nga 3 qershori (e hënë) edhe në Federatën e futbollit të Maqedonisë.
Çmimi i biletave është vetëm 150 denarë.