Blagoja Milevski: Shpresoj që futbollistët do të jenë sërish në krye të detyrës

Publikuar më 18 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nesër do të luajë ndaj Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së 5-të të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Dueli me përfaqësuesen e Ishujve Faroe është përcaktuar të luhet në stadiumin “Torsvulur” në Torshavn, duke nisur nga ora 18:00.

Përfaqësuesja jonë pas katër ndeshjeve grumbullon 7 pikë, ndërsa përballë Ishujve Faroe kërkojmë fitoren e tretë në këtë cilkus për pjesëmarrje në mesin e më të mirë të Europës.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski pret ndeshje komplet ndryshe nga ai i zhvilluar në Shkup (7:1) dhe beson se futbollistët e tij në krye të detyrës.

“Pres një ndeshje komplet ndryshe nga ajo e zhvilluam në Shkup. Ishujt Faroe nuk janë përfaqësuese naive, ndërsa të njejtën e treguan në ndeshjet e këtij cikli kualifikues. Nuk do të jetë e lehtë, shpresojë se të gjithë futbollistët do të jenë në krye të detyrës dhe maksimalisht të koncentruar në duelin e nesërm. Në formacionin tonë do ketë ndryshime përdallim nga formacioni që luajtëm kundër Spanjës. Ndaj spanjollëve ishim shumë të mirë në planin taktik, veçanarisht në defanziv, kishim probleme në sulm, por unë jam i kënaqur nga mënyra taktike. Tani gjithçka është ndryshe, kushtet në terren dhe rreth e rrotull është një improvizim i pastër, fusha është e ngrirë dhe për këtë arsye ne nuk kemi punuar asnjë pjesë të programit stërvitor”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U21, Blagoja Milevski.

Ekipet përfaqësuese përballen me terren të ngrira në “Torsvulur”, ndërsa edhe nga Federata e Futbollit të Ishujve Faroi përmes një një letre drejtuar UEFA-së, kanë potencuar kushtet e vështira në fushat e futbollit. 




   
   
Reprezentacioni A