Blagoja Milevski publikon listën për ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Izraelit

Publikuar më 02 Октомври, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 8 tetor kundër Kazakistanit dhe me 13 tetor kundër Izraelit (qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”) e vazhdon ciklin kualifikues për Kampionatin Europian. Seleksionuesi i përfaqësueses së Shpresave, Blagoja Milevski për këto dy ndeshje të rëndësishme do të llogaritë në këto futbollist:

PORTIERË: Riste Jankovs (Rabotniçki), David DENKOVSKI (Bregallnica), Marko ALÇEVSKI (Akademia Pandev);

MBROJTJËS: Agron Rufati (Zorja, Ukrainë). Esmin LIÇINA (Makedonija GJ.P), Filip ANTOVSKI (Slavija Sofje, Bullgari), Todor TODOROVSKI (Osijek, Kroaci), Nikolla Serafimov (Akademia Pandev), Blerton SHEJI (Struga Trim Lum), Oliver Stojmenovski (Borec), Sefer Emini (Makedonija GJ.P.);

MESFUSHORË: Davor Zdravkovski (AEL, Qipro) Kristijan ACKOVSKI (Bregallnica), Enis Fazllagiq (Zhilina, Sllovaki), Jani Atanasov (Hajduk, Split), Tomçe GROZDANOVSKI (Zllate Moravce, Sllovaki), Dimitar MITROVSKI (Sporting Lisbon, Portugali);

SULMUES: Bojan Miovski (MTK, Hungari), Darko Çurlinov (Shtutgart, Gjermani), Erdon DACI (Konjaspor, Turqi), David TOSHEVSKI (Rostov, Turqi), Marko GJORGJIEVSKI (Radniçki Pirot, Serbi), Lavdim FAZLIU (Pelister);

- "Pres që ti përsërisim lojat e mira nga dy ndeshjet e fundit kundër Spanjës dhe Ishujve Faroe. Kazakistani është ekip serioz, luajnë lojë agresive dhe atë e konfirmuan në ndeshjen e parë ndaj neve në Shkup. Në formacion na mungon Trapanovski, ndërsa debitues është Miovski. Mendoj se kemi cilësi dhe potencial për rezultat pozitiv dhe objektivi jonë është që të mbetemi konkurent për renditje sa më të lart në grup deri në fund të eliminatoreve. Loja e mirë ndaj Spanjës nuk na solli pikë dhe ajo nënkupton që nuk na mbet gjë tjetër përveç se të luftojmë për fitore në çdo ndeshje deri në fund të ciklit eliminator”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski. 




   
   
Reprezentacioni A