Blagoja Milevski publikoi listën për dy ndeshjet e rradhës të U21

Publikuar më 30 Септември, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve te të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet e rradhës me Malin e Zi (10 tetor) dhe Kazakistanin (15 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2021.

"Këta janë futbollistët me të cilët do të hapim kualifikimet, kjo është lista, në përjashtim të Marko Gjorgievski nga rradhët e Vozhdovacit. Tani kemi pasqyrë më reale për potencialin tonë dhe rolin në kualifikime. Në përjashtim të Spanjës, gjithë përfaqësueset tjera do të jemi në luftë për vendin e dytë, pse jo edhe për vendin e parë nëse na hapet mundësia. Kundërshtarët që do të ndeshemi në dy ndeshjet e para janë kualitativ, por për momentin mendojmë vetëm për Malin e Zi, pastaj do mendojmë për Kazakistanin. Shkojmë hap pas hapi, kjo është filozofia jonë, shkojmë të fitojmë Malin e Zi. Janë rival cilësorë, fizikisht të fortë, gjithë lojtarët i kanë nga kampionati vendor, e cila nga viti në vit shkon duke u forcuar. Mirëpo kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese me ata dhe e dimë se çka na pret. Përkundër fitores 7:1 në miqësoren me Ishujt Faroe, qëndrojmë me këmbë në tokë", u shpreh Blagoja Milevski. 




   
   
Reprezentacioni A