Publikuar më 27 Мај, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 21 vjeq nesër fillon përgatitjet për ndeshjen kontrolluese ndaj Finlandës, të cilën do ta luajmë me 6 qershor në Tërnavë të Sllovakisë.
Seleksionuesi i përfaqësueses tonë të Shpresave, Blagoja Milevski së bashku me stafin e tij do të përzgjedh 20 futbollist të cilët do të udhëtojnë për në Sllovaki për ndeshjen me Finlandën. Milevski përzgjedhjen do ta bëjë pas 2 qershorit ku në kampin stërvitor të “Petar Milloshevskit” në Shkup do të luhet ndeshje selektive.
Në listën e seleksionuesit Milevski për pjesën e parë të përgatitjeve janë përfshirë 26 futbollistë, duke marrë parasysh se Jani Atanasov, Xhemal Ibishi dhe Tomçe Grozdanovski ankohen në lëndime, ndërsa stafi mjekësor në përfaqësuese do të vendos për pjesëmarrjen e tyre në këtë ndeshje kontrolluese.
Seleksionuesi Blagoja Milevski në varësi nga nevoja dhe paraqitja e lojtarëve të përfaqësueses U19, mund ta plotësojë listën me lojtar nga formacioni i U19 të cilët kanë në program dy ndeshje kontrolluese kundër Izraelit.
Portier: Tomas Bozhinovski(Feirenshe, Portugali), Riste Jankov (Rabotniçki), Daniel Koteski (Pobeda),
Mbrojtje: Agron Rufati (Istra, Kroaci). Esmin Liçina (Skopje), Filip Trajanovski (Akademia Pandev), Nehar Sadiki (Renova). Filip Antovski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Todor Todoroski (Osijek, Kroaci). Vane Jovanov (Akademia Pandev), Denis Stoshiq (Shpilberg, Gjermani), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Nikolla Serafimov (Bregallnica);
Mesfusha: Davor Zdravkovski (AEL Limasol, Qipro), Jani Atanasov (Bursaspor, Turqi), Dimitar Mitrovski (Sporting Lisbon, Portugali), Kristijan Ackovski (Rabotniçki), Milosh Toshevski (Zemun, Serbi), Mile Todorov (Osijek, Kroaci), Ensar Luma (Shkëndija), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki);
Sulmi: Milan Ristovski (Rijeka, Kroaci), Marko Krstovski (Akademia Pandev), Kristijan Trapanovski (Slavija Praga, Çeki), Daniel Milovanoviq (Akademia Pandev), Xhemal Ibishi (Vardar).