Publikuar më 22 Декември, 2020 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi
i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski në Ohër me përfaqësuesen
deri në 21 vjeç e realizoi kampin stërvitor me përfaqësuesen U19 të cilën e udhëheqi
Shkumbin Arsllani. Të dyja përfaqësueset zhvilluan ndeshje kontrolluese, ndërsa
Milevski i ndan mendimin e tij për programin e realizuar.
- E realizuam atë që e kishim në program të këtij kampi stërvitor. E rëndësishme për ne është që të kemi një pasqyrë më të qartë, veçanërisht të potencialit individual dhe kualitetin e futbollistëve. Pikërisht për këtë sot kishim testet për karakteristikat e shpejtësisë të secilit individ. Ndeshja e parë kontrolluese na dha pasqyrë të disa gjërave të caktuara, mendoj se kemi shumë gjëra pozitive, por duhet të kemi parasysh se këta janë futbollist që për herë të parë janë së bashku. Stërvitjet dhe ndeshjet ishin të dobishme për ne, por edhe për përfaqësuesen nga gjenerata 2002, aty ku ka shumë futbollist të mirë. Ata janë një grup i futbollistëve, të cilët munden që ta rrisin konkurencën, por edhe gjeneratë që ka eliminatore të rëndësishme vitin e ardhshëm. Mendoj që të gjithë së bashku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të krijojmë një bazë të caktuar për një të ardhme të afërt”, ka deklaruar seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski.