Blagoja Milevski dhe Shkumbin Arsllani organizojnë së bashku kamp stërvitor për përfaqësueset U21 dhe U19

Publikuar më 11 Декември, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet, Deri më 19 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski dhe udhëheqësi i përfaqësueses U19, Shkumbin Arslani javën e ardhshme do të organizojnë një kamp të përbashkët stërvitor në Ohër për të futbollistët e të dyja gjeneratave. Në periudhën nga 17 deri më 22 dhjetor në kampin stërvitor do të përfshihen rreth 50 futbollist, të cilët ndërmjet veti do të luajnë edhe dy ndeshje kontrolluese. Milevski dhe Arslani të hënën do ti publikojnë emrat e futbollistëve që do të jetë pjesë e kampit stërvitor në Ohër.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21, Blagoja Milevski është shprehur se në kampin e ardhshëm stërvitor do të përfshihen futbollist nga kampionati vendor, por edhe futbollist nga jashtë vendit.

- Me organizimin e kampit stërvitor, tashmë kemi filluar të krijojmë një gjeneratë të re me futbollist të cilët do të jenë pjesë e Maqedonisë U21. Në thelb të asaj gjenerate i kemi futbollistët të cilët ishin pjesë e eliminatoreve për kualifikim në KE 2021, dhe ato janë Darko Çurlinov, Filip Antovski, Marko Gjorgjievski, David Toshevski, Enis Fazlagiq, Tomçe Grozdanovski, ndërsa këtu janë edhe Denkovski dhe Alçevski të cilët ishin pjesë e përfaqësueses në ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi si dhe futbollistët nga gjenerata 2002, Slave Markovski, Viktor Kërstevski dhe Mario Ilievski. Këto janë futbollist të cilët dhanë kontribut të madh në arritjen e rezultateve të mëdha në ciklin e fundit dhe vendin e dytë në grup pas Spanjës.

Ne do të përfshijmë 25 futbollist në kampin stërvitor, kryesisht nga kampionati vendor, por natyrisht se do të ndjekim edhe futbollist të rinj që luajn jashtë vendit dhe nëse do të jenë mundësitë do ti përfshijmë në punën e ekipit.

Sigurisht se përparësi do të ju japim futbollistëve që kanë ndeshje për ekipet nga Liga e Parë, por gjithashtu do tu japim rast edhe futbollistëve të Ligës së Dytë që luajnë në pozicione që ne mendojmë se jemi të limituar.

Unë shpresoj se shumë gjëra pozitive do të dalin nga ky kamp stërvitor dhe të gjithë do ta marrin me seriozitet punën e tyre. Niveli i kësaj përfaqësuese tashmë është i lartë dhe të gjithë duhet ta dinë përgjegjësinë e tyre” tha seleksionuesi i përfaqësueses U21, Blagoja Milevski.


Seleksionuesi i përfaqësueses U19, Shkumbin Arslani thotë se kampi stërvitor është mundësi e shkëlqyer që gjenerata të grumbullohet dhe para se gjithash, taktikisht të përgatiten për eliminatoret e marsit për kualifikim në fazën elite të Kampionatit Europian, natyrisht nëse UEFA merr vendim që eliminatoret të zhvillohen në termin e paraparë.

- Kjo do të jetë mundësi e shkëlqyer për të dyja gjeneratat. Për ne do të grumbullohemi dhe të vazhdojmë për përgatitjet, para se gjithash taktikisht për ndeshjet eliminatore në mars në Çeki kundër Danimarkës, Shqipërisë dhe Çekisë për kualifikim në fazën elite, natyrisht nëse UEFA këtë muaj merr vendim që ato eliminatore të zhvillohen. Por gjithashtu kampi stërvitor është mundësi e shkëlqyer edhe për seleksionuesin e përfaqësueses U21, Blagoja Milevski që nga afër të shoh kapacitetin e futbollistëve të gjeneratës 2002.

Në përfaqësuesen U19 do të përfshijmë 23 futbollist dhe me të vërtet pres që do të jemi në nivel të duhur. Këto lloj të kampeve stërvitore janë të rëndësishme për ne si seleksionues, por edhe për futbollistët për të konfirmuar kualitetet e tyre dhe të meritojnë një vend në ekipet përfaqësuese”, ka deklaruar seleksionuesi i Maqedonisë U19, Shkumbin Arsllani. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A