Publikuar më 16 Септември, 2016 në Lajme
Maqedonia do të jetë pjesë e FIFA Kampionatit Botëror për femra deri në 20 vite, duke i’u falemenderuar arbitres anësore Biljana Atanasovski. Kampionati do të mbahet në Papua Guniea të re në periudhën prej 13 nëntorit deri më 3 dhjetor të këtij viti.
Ajo me paraqitjet e saj të shkëlqyeshme dhe notat e marra si arbiter anësore ka arritur të hyjë në zgjedhjen më të ngushtë të FIFA-s në konkurencë për të arbitreve në gjithë botën. Në Kampionatin Botëror për femra U 20 do të marrin pjesë 16-të vende, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë 14 treshe të arbitrave, prej të cilave 5 janë nga Evropa.
“Kur morra ftesën vërtet isha e entuziazmuar. Vitin e kaluar isha pjesë e ekipit të arbitrave në Kampionatin Evropian për femra U 19 në Izrael, ku arrita deri në finale. Megjithatë, konkurenca në nivel botëror është vërtet e madhe dhe për mua paraqet nder të madh që do të kem mundësinë të përfaqësoj Europën, por para se gjithash Maqedoninë në një event të këtillë. Kisha vërtet sezon të suksesshëm pas Kampionatit Europian në Izrael. Isha pjesë e keipit në Algarve Kupën në Portugali, i cili llogaritet si përgatitje për gara botërore, posaçërisht kur janë në pyetje arbitrat. Gëzohem që gjithë angazhimet në vitin e kaluar janë vlerësuar lartë, që gjithsesi ka ndikuar të merrem parasysh për një garë të këtillë botërore”, deklaroi Biljana Atanasovski.
Para udhëtimit për në Papua Guinea të Re ajo kishte një sfidë të madhe, ndeshjen ndërmjet përfaqësueseve të Republikës së Irlandës dhe Portugalisë në kualifikimet për Kampionatin Europian që vitin 2017 do të zhvillohet në Holandë.