Publikuar më 01 Декември, 2016 në Lajme
Në
konkurencë prej 43 arbitreve nga e gjithë bota të cilat kanë ndarë drejtësinë në
Kampionatin Botëror në Papua Guinea e Re, asistentja nga Maqedonia arriti me
ekipin e vet të arrijë deri në ndeshjen finale, me çka sërish konfirmon kualitetin
e saj, mirëpo edhe kualitetin e programave për arbitra të Maqedonisë.
“Vërtet jam e entuziazmuar që sërish jam në finale të një gare të madhe, kësaj rradhe Kampionatit Botëror. Sinqerisht do të doja të falemenderoj për mbështetjen që më jepet nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe shpresoj se ky sukses i imi do të identifikohet si rezultat i përkushtimit tim, por edhe si rezultat i kualitetit të programeve me të cilat punojmë dhe zhvillojmë referët”, deklaroi Bilijana Atanasovski.
Finalja ndërmjet Repulikës Popullore të Koresë dhe Francës do të luhet më 3 dhjetor në orën 10:30 dhe do të transmetohet direkt në Eurosport.