BILETAT PËR SUPER KUPËN E UEFA-së 2017

Publikuar më 13 Јуни, 2017 Biletat, Lajme, UEFA Super Cup


Prej sot deri më 4 korrik vetëm përmes UEFA.com mund të aplikoni për bileta për ndeshjen e Super Kupës së UEFA-së ndërmjet Real Madridit dhe Mançesterit që do të zhvillohet më 8 gusht në Shkup. 

Tifozët mund të aplikojnë për biletë për ndeshjen e Super Kupës së UEFA-së ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe Mançester Junajtedit që triumfoi në Liga Evropa. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 8 gusht në arenën nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 20:45 minuta. 

Biletat për Super Kupën e UEFA-së janë në dispozicion vetëm përmes UEFA.com. Të gjithë të interesuarit mund të bëjnë kërkesë për bilet para afatit të fundit, 4 korrik deri në orën 14:00 (koha sipas Evropës qendrore).

Mund të aplikoni më së shumti për katër bileta për një person. 

Kategoritë dhe çmimet:

Kategoria 1: 50 euro

Kategoria 2: 30 euro

Kategoria 3: 15 euro

Bileta për persona me invaliditet: 15 euro

Si do të funksionojë aplikimi për shitjen e biletave:

Shitja do të bëhet në bazë të sistemit i pari kërkoi-i përi shërbehet. Mund të aplikohet në çdo kohë deri në mbylljen e linkut për aplikim të biletave.

Të gjithë aplikimet kanë shanse të barabarta për të rezultuar të suksesshme. Nëse kërkesa për bileta do të jetë më e madhe se numri i biletave që janë në dispozicion, atëherë do të ketë tërheqje në formë shorti për të shpërndarë biletat. Shorti do të hidhet pas përfundimit të periudhës për aplikim. 

Secili aplikacion valid do të futet në sistem pa marrë parasysh kohën e lëshimit të kërkesës në kuadër të periudhës për aplikim. 

Personat që do të aplikojnë do të jenë të njoftuar përmes postës elektronike nëse aplikimi i tyre është i suksesshëm deri më 14 korrik. 

Gjithashtu, do të mund të kontrollohet statusi i aplikim it në linkun për aplikim për bileta me shënimin e emrit shfrytëzues dhe paswordit. 

Biletat do të derghen përmes postës më së doni deri në fund të korrikut. Pagesa do të mund të bëhet vetëm me kartelë. 

Biletat nuk mund t’i shfrytëzojë person tjetër përveç atij për të cilin janë shtypur. 

Ju lusim të keni parasysh se pagesa mund të bëhet vetëm me kartela pagimi MASTER CARD dhe VIZA, ndërsa çmimet do të llogariten në EURO. 

APLIKONI PËR BILETA

Si zakonisht tifozët dhe opinioni meritojnë të kenë numrin më të madh të biletave, deri në 75% të kapacitetit, gjegjësisht 30 500 ulëse (23 000 bileta do të jenë në shitje).

25% i mbetur i biletave do tu shpërndahen Komitetit Lokal organizativ, UEFA-së, Federatave Evropiane të futbollit, partnerëve komercial, radiodifuzerëve dhe bartësve të të drejtave televizive.

Të gjitha informatat, duke kyçur edhe kushtet për përdorim, si dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta që parashtrohen mund t’i gjeni në gjuhën angleze dhe maqedone. 

Gjithë poseduesit e biletave janë të detyruar të veprojnë sipas kushteve të përdorimit dhe UEFA do të ndërmerr masa në rast të çfarëdo thyerje të rregullave. 

Aplikimet e bëra në mënyrë elektronike do të jenë të vërtetuara nga ana e autoriteteve përgjegjëse me qëllim për të kontrolluar gjithë ata që kanë ndalesë aktive për pjesëmarrje në ndeshje të futbollit dhe të njëjtët nuk do të mund të blejnë biletë. Shitja e biletave për Super Kupën e UEFA-së për vitin 2017 do të realizohet vetëm përmes UEFA.com. UEFA alarmon gjithë tifozët e futbollit për tu përmbajtur nga blerja e biletave apo paketa VIP nga shitës të paautorizuar, asgje të apo faqe në interent, pasi që të njëjtat mund të jenë të falsifikuara dhe jo valide. Blerësve që nuk janë të vetëdijshëm për këtë rrezik, do tu ndalohet hyrja në stadium.



   
   
Reprezentacioni A