Biletat për ndeshjen me Slloveninë nga 50 deri më 200 denarë

Publikuar më 19 Септември, 2019 Biletat, Lajme


Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë me 10 tetor kundër Sllovenisë i vazhdon eliminatoret Europianine për kualifikim në EURO 2020.

Pas triumfit ndaj Letonisë dhe pikës së fituar në transfertën me Izraelin, përfaqësuesja e Maqedonisë në arenën nacionale “Todor Proeski” do të përballet me një nga konkurentët kryesor për renditje më të lartë në grupin tonë.

I ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit dhe përkrahësit e përfaqësueses së Maqedonisë me fer dhe tifo korrekte ti ndihmojnë ekipit përfaqësues që të arrijë në pozitat e larta në grupin kualifikues të EURO 2020.

Tifozët tanë nga dita e hënë (23 shtator) do të mund të pajisen me bileta për ndeshjen kundër Sllovenisë përmes rrjetit të shitjes MKTickets.

Biletat mund të blehen në City Mall Shkup dhe tek stadiumi “Todor Proeski”. Ne gjithashtu do t'ju informojmë për fillimin e shitjes së biletave në City Mall dhe në arenën nacionale "Todor Proeski".

Çmimi i biletave do të kushtojë nga 50 deri më 200 denarë.

Biletat me vlerë nga 50 denar do të shiten për tribunën perendimore, përderisa biletat nga 150 dhe 200 denarë do të kushtojnë për tribunën jugore dhe veriore të arenës “Todor Proeski”. 




   
   
Reprezentacioni A