Biletat për ndeshjen Maqedoni U 21 – Izrael U 21 në shitje nga e premtja

Publikuar më 06 Август, 2014 Biletat, Lajme, Deri më 21 vjet


Biletat për ndeshjen Maqedoni-Izrael në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2015 për përfaqësueset deri në 21 vjeç, Federata e futbollit të Maqedonisë përmes distributerit zyrtar ‘MkTickets’ do t’i lëshojë në shitje më 8 gusht 2014 (e premte) dhe do të mund të sigurohen vetëm në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë, kompleksi ‘Shtëpia e futbollit’ – bul.ASNOM pn, Shkup. Çmimi i biletave për ndeshjen që do të luhet më 13 gusht (e mërkurë) në orën 20:00 kushton 100 denarë, ndërsa vlen të ceket se një person mund të blejë vetëm një biletë duke treguar letërnjoftimin. Dokumentet tjera nuk meren parasysh. Për të miturit (pa letërnjoftim) mund të garantojnë pridërit/kujdesësit dhe vetëm me prindin/kujdesësin do të mund të hyjnë në stadium. Në ditën e ndeshjes dyert e stadiumit nacional ‘Filipi i Dytë’ do të jenë të hapura për hyrje prej ora 18:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:45.

Të gjithë të pranishmit në ndeshje me vete duhet të kenë letërnjoftimin, të cilën duhet ta tregojnë gjatë hyrjes në stadium së bashku me biletën.

Luten të gjithë dashamirët e futbollit që të respektojnë kohën e kufizuar për të hyrë në stadium, nga e cila nuk ka tolerime.




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A