Publikuar më 20 Март, 2022 në Biletat, Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton tifozët e pwrfaqwsueses A të Maqedonisë dhe futbolldashësve të cilët dëshirojnë të mbështesin ekipin tonë në ndeshjen e 24 marsit Itali – Maqedoni në Palermo se platforma, do të thotë linku: https://www.vivaticket.com/it/ticket/playoff-qualificazioni-mondiali-2022-italia-macedonia-del-nord-guests/177386 për të blerë bileta nga sot është sërish e hapur dhe tifozwt do të kenë mundësi të blejnë bileta deri të martën deri në orën 12:00.
Rihapja e platformës së shitjes së biletave të Federatës Italiane të Futbollit është rezultat i vendimit të autoriteteve italiane për të lejuar plotësimin e kapacitetit të plotë të stadiumit Renzo Barbera në Palermo.
Tifozët nga Maqedonia dhe gjithë tjerët të cilët tashmë kanë kodet e blerjes së biletave dhe për arsye teknike apo të tjera nuk e kanë përfunduar procedurën e blerjes së biletave, mund të rihyjnë në sistemin e shitjes së biletave dhe të blejnë biletat e kërkuara.
Personat që kanë aplikuar për bileta dhe kanë marrë kodet:
Ata duhet të hyjnë në këtë link të biletave: https://www.vivaticket.com/it/ticket/playoff-qualificazioni-mondiali-2022-italia-macedonia-del-nord-guests/177386
Me kodet e marra nga departamenti i FFM-së i ata blejnë biletat;
Ata e marrin biletën në formë elektronike;
Përpara se të udhëtojnë në Itali, duhet të plotësojnë dhe të kenë formularin në linkun e mëposhtëm:
Mbështetësit e përfaqësueses A të Maqedonisë të cilët dëshirojnë ta përkrahin ekipin tonë në ndeshjen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022 ndaj Italisë në Palermo me 24 mars, munden të aplikojnë për të blerë bileta për ndeshjen në email adresën në vijim:
Nëse të njejtat mund të ju vihen në dispozicion përmes email adresës në të cilën është dërguar kërkesa, do të merrni një kod të veçant për të parë qasje në linkun në vijim:
Tifozët nga Maqedonia që udhëtojnë në Palermo të Italisë për ndeshjen Itali-Maqedoni duhet të respektojnë rregullat e mëposhtme të autoriteteve italiane të vendosura për pandeminë:
Ковид-19 регулатива за влез во Италија.docx