Biletat për Bullgari - Maqedoni

Publikuar më 26 Мај, 2022 Biletat, Lajme


Mbështetësit e përfaqësues A të Maqedonisë që duan të përkrahin ekipin tonë në ndeshjen Bullgari - Maqedoni në Razgrad më 2 qershor të Ligës së Kombeve, nga sot (26 maj 2022), mund të blejnë bileta për ndeshjen në stadiumin "Huvefarma" përmes partnerit zyrtar të FFM-së për shitjen e biletave, MKTikets.

Çmimi i biletës për ndeshjen është 600 denarë (me TVSH dhe dorëzim).

LINKU për blerjen e biletave për ndeshjen Bullgari - Maqedoni:

https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=4312

Shitja do të zgjasë deri të hënën (30 maj 2022). Klientët do t'i marrin biletat e tyre për ndeshjen të martën (31 maj 2022), në adresën që kanë specifikuar kur blejnë biletat në mënyrë elektronike.

Një person do të mund të blejë maksimumi katër bileta duke plotësuar të dhënat e kërkuara të identifikimit (emri dhe mbiemri, data e lindjes, numri i pasaportës, telefoni i kontaktit).

Të gjitha biletat që Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mundësi t'i ofrojë për shitje për tifozët tanë janë në sektorin e stadiumit të caktuar për tifozët mysafirë.

U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të futbollit dhe simpatizantëve të përfaqësueses së Maqedonisë që me brohoritje të ndershme dhe korrekte t'i ndihmojnë reprezentuesve të fitojnë pikë të vlefshme në hapjen e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A